نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
3369 | 29 | 29 | أئنكم لتأتون الرجال وتقطعون السبيل وتأتون في ناديكم المنكر فما كان جواب قومه إلا أن قالوا ائتنا بعذاب الله إن كنت من الصادقين |
| | | bëni marrëdhënie (seksuale) me meshkuj, pengoni (ndërpreni) rrugët (me të këqia) dhe në tubimet tuaja bëni punët më të ndyta”. E, populli i tij, nuk patën kurrfarë përgjegje, përveç se thanë: “Hajt, sillna dënimin e Perëndisë nëse thua të vërtetën!” |
|
3370 | 29 | 30 | قال رب انصرني على القوم المفسدين |
| | | Tha (Luti): “O Zoti im, më ndihmo kundër popullit ngatërrestarë!” |
|
3371 | 29 | 31 | ولما جاءت رسلنا إبراهيم بالبشرى قالوا إنا مهلكو أهل هذه القرية إن أهلها كانوا ظالمين |
| | | Dhe, kur të dërguarit Tonë (engjëjt), i sollën sihariq Ibrahimit, thanë: “Na do t’i zhdikim banorët e këtij vendbanimi, sepse, banorët e tij janë zullumqarë”. |
|
3372 | 29 | 32 | قال إن فيها لوطا قالوا نحن أعلم بمن فيها لننجينه وأهله إلا امرأته كانت من الغابرين |
| | | Tha (Ibrahimi): “Me të vërtetë, në mesin e tyre është Luti”. Ata thanë: “Na e dimë mirë atë që është në mesin e tyre, - Na do ta shpëtojmë atë dhe familjen e tij, përpos gruas së tij, ajo do të jetë me ata që janë për dënim”. |
|
3373 | 29 | 33 | ولما أن جاءت رسلنا لوطا سيء بهم وضاق بهم ذرعا وقالوا لا تخف ولا تحزن إنا منجوك وأهلك إلا امرأتك كانت من الغابرين |
| | | E, kur të dërguarit Tonë, i erdhën Lutit, u shqetësua ai për ardhjen e tyre e u shtangua. Dhe ata i thanë: “Mos u friko dhe mos u brengos! Na do të shpëtojmë ty dhe familjen tënde, pos gruas tënde. Ajo do të jetë me ata që janë për dënim. |
|
3374 | 29 | 34 | إنا منزلون على أهل هذه القرية رجزا من السماء بما كانوا يفسقون |
| | | E, me të vërtetë, mbi banorët e këtij vendbanimi, do të lëshojmë dënimin nga qielli, ngase ata janë të korruptuar. |
|
3375 | 29 | 35 | ولقد تركنا منها آية بينة لقوم يعقلون |
| | | Dhe, prej tij kemi lënë një dokument të dukshëm për popullin që mendon. |
|
3376 | 29 | 36 | وإلى مدين أخاهم شعيبا فقال يا قوم اعبدوا الله وارجوا اليوم الآخر ولا تعثوا في الأرض مفسدين |
| | | (I kemi dërguar) edhe Medjenit vëllaun e tij Shuajbin, e ai ka thënë: “O populli im, adhuronie Perëndinë, shpresoni në Ditën e Kijametit (shpëtimin) dhe mos bëni keq në tokë, si ngatërrestarë!” |
|
3377 | 29 | 37 | فكذبوه فأخذتهم الرجفة فأصبحوا في دارهم جاثمين |
| | | Por, ata, e përgënjeshtruan atë, e i goditi ata tërmet i tmerrshëm dhe ata gdhinë në shtëpitë e tyre të vdekur e të gjunjëzuar. |
|
3378 | 29 | 38 | وعادا وثمود وقد تبين لكم من مساكنهم وزين لهم الشيطان أعمالهم فصدهم عن السبيل وكانوا مستبصرين |
| | | (Dhe kujtoje) Adin dhe Themudin, e ju e kishit të qartë (çka ka ndodhur) me shtëpitë e tyre. Atyre, djalli ua ka zbukuruar veprat e tyre, e madje i ka shmangur nga rruga e drejtë, edhe pse kanë qenë largpamës. |
|