نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
3316 | 28 | 64 | وقيل ادعوا شركاءكم فدعوهم فلم يستجيبوا لهم ورأوا العذاب لو أنهم كانوا يهتدون |
| | | Dhe, do t’u thuhet atyre: “Thirrni hyjnitë tuaja! E, ata do t’i thirrin ato, por ato nuk do t’ju përgjigjen (atyre). E, do ta shohin dënimin. Sikur të kishin qenë në rrugën e drejtë, (nuk do të kishin përjetuar dënimin)! |
|
3317 | 28 | 65 | ويوم يناديهم فيقول ماذا أجبتم المرسلين |
| | | (Dhe, kujtoju o Muhammed!) Ditën kur do t’i thirrë (Perëndia) ata dhe u thotë: “Ç’ju keni përgjegjur pejgamberëve?” |
|
3318 | 28 | 66 | فعميت عليهم الأنباء يومئذ فهم لا يتساءلون |
| | | Atë ditë, atyre lajmet do t’u jenë memece (të shurdhëta); e ata nuk do të mund të pyesin njëri-tjetrin (asgjë). |
|
3319 | 28 | 67 | فأما من تاب وآمن وعمل صالحا فعسى أن يكون من المفلحين |
| | | E, ai që pendohet, e beson dhe punon vepra të mira, do të jetë nga të shpëtuarit. |
|
3320 | 28 | 68 | وربك يخلق ما يشاء ويختار ما كان لهم الخيرة سبحان الله وتعالى عما يشركون |
| | | Dhe, Zoti yt krijon ç’të dojë dhe Ai zgjedh; e, ata (adhuruesit e idhujve), nuk mund të zgjedhin. Qoftë i falenderuar Perëndia dhe larg nga ato që i përshkruhen Atij për shok! |
|
3321 | 28 | 69 | وربك يعلم ما تكن صدورهم وما يعلنون |
| | | Dhe, Zoti yt, di çka fshehin zemrat e tyre, e çka shprehin ata. |
|
3322 | 28 | 70 | وهو الله لا إله إلا هو له الحمد في الأولى والآخرة وله الحكم وإليه ترجعون |
| | | Dhe, Ai është Perëndia! S’ka zot tjetër përveç Tij! Për Te është falenderimi në këtë jetë dhe në tjetrën! Për Te është vendimi (për çdo fjalë) dhe tek Ai – do të ktheheni. |
|
3323 | 28 | 71 | قل أرأيتم إن جعل الله عليكم الليل سرمدا إلى يوم القيامة من إله غير الله يأتيكم بضياء أفلا تسمعون |
| | | Thuaju (o Muhammed!): “Çka mendoni ju, nëse Perëndia ua bënë natën të përhershme deri në Ditën e Kijametit, cili zot – pos Perëndisë, do t’ua sillte dritën? Vallë, a nuk po dëgjoni ju?” |
|
3324 | 28 | 72 | قل أرأيتم إن جعل الله عليكم النهار سرمدا إلى يوم القيامة من إله غير الله يأتيكم بليل تسكنون فيه أفلا تبصرون |
| | | Thuaju (o Muhammed!): “Çka mendoni ju nëse Perëndia ua bënë ditën të përhershme deri në Ditën e Kijametit, cili zot – pos Perëndisë, do t’ua sjellë natën, në të cilën qetësoheni ju? Vallë, a nuk po shihni ju? |
|
3325 | 28 | 73 | ومن رحمته جعل لكم الليل والنهار لتسكنوا فيه ولتبتغوا من فضله ولعلكم تشكرون |
| | | Dhe prej mëshirës së Tij, ua ka bërë juve natën dhe ditën, që të qetësoheni në të dhe të kërkoni nga dhuntitë e Tij, - dhe që ju të jeni mirënjohës”. |
|