نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
330 | 3 | 37 | فتقبلها ربها بقبول حسن وأنبتها نباتا حسنا وكفلها زكريا كلما دخل عليها زكريا المحراب وجد عندها رزقا قال يا مريم أنى لك هذا قالت هو من عند الله إن الله يرزق من يشاء بغير حساب |
| | | Zoti i saj e pranoi premtimin e saj si është më mirë, e rriti me një edukatë të mirë e të plotë dhe e vuri nën kujdesin e Zekirjas. Sa herë që hynte Zekirjaja në mihrabin e saj gjente te ajo ushqimin e thonte: “Ai është nga All-llahu, se All-llahu atë që do pa masë e furnizon!” |
|
331 | 3 | 38 | هنالك دعا زكريا ربه قال رب هب لي من لدنك ذرية طيبة إنك سميع الدعاء |
| | | Aty në atë moment Zekirjaja e lut Zotin e tij e thotë: “Zoti im, falma edhe mua nga ana juaj një ppasardhës (fëmijë) të mirë, vërtet, Ti je dëgjues i lutjes”! |
|
332 | 3 | 39 | فنادته الملائكة وهو قائم يصلي في المحراب أن الله يبشرك بيحيى مصدقا بكلمة من الله وسيدا وحصورا ونبيا من الصالحين |
| | | E duke u falulr ai në faltore engjëjt e thërrasin: “All-llahu të përgëzon ty me Jahjanë, që do të vërtetojë fjalën (Isain) e ardhur nga All-llahu, e që do të jetë prijës i matur dhe pejgamber nga të dalluarit!” |
|
333 | 3 | 40 | قال رب أنى يكون لي غلام وقد بلغني الكبر وامرأتي عاقر قال كذلك الله يفعل ما يشاء |
| | | Ai (Zekirjaja) tha: “Zoti im, si mund të kem unë djalë kur mua më ka arritu pleqëria dhe shoqja ime beronjë (sterile)?” Tha (All-llahu): “Kështu, All-llahu punon çka të dojë!” |
|
334 | 3 | 41 | قال رب اجعل لي آية قال آيتك ألا تكلم الناس ثلاثة أيام إلا رمزا واذكر ربك كثيرا وسبح بالعشي والإبكار |
| | | Ai (Zekirjaja) tha: “Zoti im më jepë mua një shenjë!” Shenja e jote - tha Ai - është që tri ditë nuk do të mund t’u flasësh njerzve, pos me gjeste (mimikë), e ti përmende shumë Zotin tënd dhe madhëroje mbrëmje e mëngjes!” |
|
335 | 3 | 42 | وإذ قالت الملائكة يا مريم إن الله اصطفاك وطهرك واصطفاك على نساء العالمين |
| | | Përkujto kur engjujt i thanë:” Oj Mejreme, All-llahu të dalloi ty (me besim e karakter), dhe të lartësoi mbi gratë e botës. |
|
336 | 3 | 43 | يا مريم اقنتي لربك واسجدي واركعي مع الراكعين |
| | | Oj Mejreme, vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tënd, bën sexhde dhe falu për Zotin bashkë me ata që falen! |
|
337 | 3 | 44 | ذلك من أنباء الغيب نوحيه إليك وما كنت لديهم إذ يلقون أقلامهم أيهم يكفل مريم وما كنت لديهم إذ يختصمون |
| | | Këto janë nga lajmet e fshehta (të hershme) që po t’i shpallim ty. Ti nuk ishe ndër ta kur i hidhnin shortet se kush prej tyre do të bëhej kujdestar i Mejremes, nuk ishe pranë tyre as kur ata ziheshin mes vete. |
|
338 | 3 | 45 | إذ قالت الملائكة يا مريم إن الله يبشرك بكلمة منه اسمه المسيح عيسى ابن مريم وجيها في الدنيا والآخرة ومن المقربين |
| | | Përkujto kur engjujt i thanë: “Oj Mejreme, All-llahu të përgëzon me fjalën e vet (me lindjen e një fëmije si rezultat i fjalës së Zotit). |
|
339 | 3 | 46 | ويكلم الناس في المهد وكهلا ومن الصالحين |
| | | E që duke qenë në djep (foshnje) u flet njerëzve, e edhe si i rritur e që është nga të përsosurit. |
|