نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
3169 | 27 | 10 | وألق عصاك فلما رآها تهتز كأنها جان ولى مدبرا ولم يعقب يا موسى لا تخف إني لا يخاف لدي المرسلون |
| | | Dhe, hudhe shkopin tënd! E, kur e pa (Musai) atë që po lëvizë si gjarpër ai (shkopi), u kthye para (menjëherë), e nuk shikoi më (nga frika). (Perëndia i tha): “O Musa, mos u friko! Me të vërtetë, tek Unë nuk frikohen pejgamberët (meqë janë të sigurt); |
|
3170 | 27 | 11 | إلا من ظلم ثم بدل حسنا بعد سوء فإني غفور رحيم |
| | | e atij, i cili ka bërë keq, e pastaj të keqen e zëvendëson me vepër të mirë, Unë me të vërtetë, jam Falës dhe Mëshirues (e falë atë). |
|
3171 | 27 | 12 | وأدخل يدك في جيبك تخرج بيضاء من غير سوء في تسع آيات إلى فرعون وقومه إنهم كانوا قوما فاسقين |
| | | Shtine dorën tënde në xhepin e këmishës, do të dalë e bardhë pa kurrfarë sëmundje, - do të jetë kjo njëra prej nëntë mrekullive (me të cilat është dërguar Musai) te Faraoni dhe populli i tij; ata, me të vërtetë, janë popull ngatërrestarë”. |
|
3172 | 27 | 13 | فلما جاءتهم آياتنا مبصرة قالوا هذا سحر مبين |
| | | E, pasi u erdhën atyre argumentet Tona konkrete, ata thanë: “Kjo është magji e qartë!” |
|
3173 | 27 | 14 | وجحدوا بها واستيقنتها أنفسهم ظلما وعلوا فانظر كيف كان عاقبة المفسدين |
| | | Dhe, ata i mohuan ato – duke qenë zullumqarë dhe mendjemëdhenj – por shpirti i tyre i besonte për të vërteta. Pa, shiko, çfarë ka qenë fundi i ngatërrestarëve! |
|
3174 | 27 | 15 | ولقد آتينا داوود وسليمان علما وقالا الحمد لله الذي فضلنا على كثير من عباده المؤمنين |
| | | Dhe Ne, me të vërtetë, i kemi dhënë Davudit dhe Sulejmanit dijeni, dhe ata thanë: “Falenderojmë Perëndinë që na ka dekoruar mbi shumicën e robërve të Tij besimtarë! |
|
3175 | 27 | 16 | وورث سليمان داوود وقال يا أيها الناس علمنا منطق الطير وأوتينا من كل شيء إن هذا لهو الفضل المبين |
| | | Dhe, Sulejmani e trashëgoi Davudin dhe tha: “O njerëz, na është mësuar neve të folurit e shpendëve (kuptimi i zërave të tyre) dhe na është dhënë gjithçka (nga ato që u jepen pejgamberëve dhe sundimtarëve)!” |
|
3176 | 27 | 17 | وحشر لسليمان جنوده من الجن والإنس والطير فهم يوزعون |
| | | Dhe, u tubua ushtria e Sulejmanit e përbërë prej xhindëve, njerëzve dhe shpendëve, të gjithë të radhitur në çeta të gatshme, |
|
3177 | 27 | 18 | حتى إذا أتوا على واد النمل قالت نملة يا أيها النمل ادخلوا مساكنكم لا يحطمنكم سليمان وجنوده وهم لا يشعرون |
| | | dhe kur arritën në luginën e thneglave, një thnegël tha: “O thnegla, hyni në banesat tuaja, ë të mos ju shkel Sulejmani dhe ushtria e tij, meqë nuk ju hetojnë juve!” |
|
3178 | 27 | 19 | فتبسم ضاحكا من قولها وقال رب أوزعني أن أشكر نعمتك التي أنعمت علي وعلى والدي وأن أعمل صالحا ترضاه وأدخلني برحمتك في عبادك الصالحين |
| | | E, ai (Sulejmani) preku në gaz, duke qeshur në fjalët e saj (thneglës) dhe tha: “O Zoti im, më oriento që të jem mirënjohës në dhuntinë Tënde, që më ke dhënë mua dhe prindërve të mi, dhe që të punojë vepra të mira, me të cilat do të jeshë i kënaqur Ti, dhe më shpie me mëshirën Tënde, në mesin e robërve Tu të mirë! |
|