نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
315 | 3 | 22 | أولئك الذين حبطت أعمالهم في الدنيا والآخرة وما لهم من ناصرين |
| | | Ata janë, veprat e të cilëve nuk vlejnë as në këtë botë as në botën tjetër. Ata nuk do të kenë asnjë ndihmëtar. |
|
316 | 3 | 23 | ألم تر إلى الذين أوتوا نصيبا من الكتاب يدعون إلى كتاب الله ليحكم بينهم ثم يتولى فريق منهم وهم معرضون |
| | | A nuk i sheh ata të cilëve u ishte dhënë një pjesë e Librit, se po thirren te Libri i All-llahut që të gjykojë ndërmjet tyre, e një grup prej tyre kthejnë kryet në anën tjetër dhe refuzojnë. |
|
317 | 3 | 24 | ذلك بأنهم قالوا لن تمسنا النار إلا أياما معدودات وغرهم في دينهم ما كانوا يفترون |
| | | Për shkak se thonë: “Zjarri nuk na prek neve, me përjashtim të disa ditëve të caktuara”. Ata i mashtron në fenë e tyre mu ajo që e trillojnë. |
|
318 | 3 | 25 | فكيف إذا جمعناهم ليوم لا ريب فيه ووفيت كل نفس ما كسبت وهم لا يظلمون |
| | | E çka do të bëhet atë ditë, në të cilën nuk ka fare dyshim, kur do t’i tubojmë dhe secili të marr atë që meriton, dhe nuk do t’u bëhet aspak padrejtësi. |
|
319 | 3 | 26 | قل اللهم مالك الملك تؤتي الملك من تشاء وتنزع الملك ممن تشاء وتعز من تشاء وتذل من تشاء بيدك الخير إنك على كل شيء قدير |
| | | Thuaj: “O All-llahu im që e ke tërë pushtetin, i jep pushtet kujt do Ti dhe ia merr kujt do Ti. Ti e lartëson kë do dhe poshtron kë do, në dorë tënde është mirësia. Ti, me të vërtetë ke mundësi për çdo send! |
|
320 | 3 | 27 | تولج الليل في النهار وتولج النهار في الليل وتخرج الحي من الميت وتخرج الميت من الحي وترزق من تشاء بغير حساب |
| | | Ti e lidh natën me ditën edhe ditën e lidh me natën. E bën të gjallin nga jo i gjalli, kurse të gjallin e bën të vdekur; Ti furnizon pakufi kë të duash. |
|
321 | 3 | 28 | لا يتخذ المؤمنون الكافرين أولياء من دون المؤمنين ومن يفعل ذلك فليس من الله في شيء إلا أن تتقوا منهم تقاة ويحذركم الله نفسه وإلى الله المصير |
| | | Besimtarët le të mos marrin për miq mosbesimtarët kur kanë besimtarë, sepse kush vepron kështu, nuk ka asgjë nga ndihma e All-llahut, përveç nëse seriozisht frikësoheni prej tyre. All-llahu ju afron kujdesin e vet dhe te All-llahu është caku. |
|
322 | 3 | 29 | قل إن تخفوا ما في صدوركم أو تبدوه يعلمه الله ويعلم ما في السماوات وما في الأرض والله على كل شيء قدير |
| | | Thuaj: “O e fshehët ju atë çka keni në krahërorët tuaj, o e shfaqët haptazi, All-llahu atë e di”. Ai e di çka ka në qiej dhe në tokë, All-llahu ka mundësi për gjithçka. |
|
323 | 3 | 30 | يوم تجد كل نفس ما عملت من خير محضرا وما عملت من سوء تود لو أن بينها وبينه أمدا بعيدا ويحذركم الله نفسه والله رءوف بالعباد |
| | | Atë ditë kur secili njeri e gjen para vetes se ç’ka ka punuar mirë edhe ç’ka bërë keq, do të dëshirojë që ndërmjet asaj dhe atij të ketë një largësi të madhe. Ndërsa All-llahu ju ofron kujdesin e vet. All-llahu është i mëshirshëm ndaj robërve të vet. |
|
324 | 3 | 31 | قل إن كنتم تحبون الله فاتبعوني يحببكم الله ويغفر لكم ذنوبكم والله غفور رحيم |
| | | Thuaj: “Nëse e duani All-llahu, pasomëni mua, edhe juve All-llahu do t’ju dojë dhe do t’ua falë mëkatet!” All-llahu fal dhe është mëshirëplotë. |
|