نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
310 | 3 | 17 | الصابرين والصادقين والقانتين والمنفقين والمستغفرين بالأسحار |
| | | Të durueshmit dhe të sinqertit, edhe të dëgjueshmit, edhe ata që japin lëmoshë, dhe të cilët kërkojnë falje në orët e vona të natës. |
|
311 | 3 | 18 | شهد الله أنه لا إله إلا هو والملائكة وأولو العلم قائما بالقسط لا إله إلا هو العزيز الحكيم |
| | | All-llahu e ka dëshmuar se nuk ka Zot tjetër përvç Atij, - edhe engjujt dhe të diturit, - me veprim të drejtë. Nuk ka Zot përveç Atij, të fortit dhe të urtit. |
|
312 | 3 | 19 | إن الدين عند الله الإسلام وما اختلف الذين أوتوا الكتاب إلا من بعد ما جاءهم العلم بغيا بينهم ومن يكفر بآيات الله فإن الله سريع الحساب |
| | | E vetmja fe e drejtë te All-llahu është feja Islame, kurse ata, t ë cilëve u qe dhënë Libri pasi që u erdh njoftimi, u larguan për shkak të egoizmit ndërmjet veti. Kush i mohon argumentet e All-llahut, ani se All-llahu është i shpejtë në llogaritje. |
|
313 | 3 | 20 | فإن حاجوك فقل أسلمت وجهي لله ومن اتبعن وقل للذين أوتوا الكتاب والأميين أأسلمتم فإن أسلموا فقد اهتدوا وإن تولوا فإنما عليك البلاغ والله بصير بالعباد |
| | | Nëse të kundërshtojnë, thuaj: “Unë, dhe kush më pason mua, vetëm lartëmadhërisë së All-llahut i përulem”. Dhe thuaju atyre të cilëve u është dhënë Libri edhe analfabetëve; “A e pranoni fenë Islame?” Nëse pranojnë fenë islame janë të përudhur. Po nëse refuzojnë, e jotja është vetëm t’i bësh me dije, All-llahu i sheh mirë robërit e vet. |
|
314 | 3 | 21 | إن الذين يكفرون بآيات الله ويقتلون النبيين بغير حق ويقتلون الذين يأمرون بالقسط من الناس فبشرهم بعذاب أليم |
| | | Ata të cilët mohojnë argumentet e All-llahut dhe i mbysin profetët pa fije të fajit, madje i mbysin edhe ata të cilët kërkojnë nga njerëzit të veprojnë drejt, e njoftoj për dënimin e dhembshëm. |
|
315 | 3 | 22 | أولئك الذين حبطت أعمالهم في الدنيا والآخرة وما لهم من ناصرين |
| | | Ata janë, veprat e të cilëve nuk vlejnë as në këtë botë as në botën tjetër. Ata nuk do të kenë asnjë ndihmëtar. |
|
316 | 3 | 23 | ألم تر إلى الذين أوتوا نصيبا من الكتاب يدعون إلى كتاب الله ليحكم بينهم ثم يتولى فريق منهم وهم معرضون |
| | | A nuk i sheh ata të cilëve u ishte dhënë një pjesë e Librit, se po thirren te Libri i All-llahut që të gjykojë ndërmjet tyre, e një grup prej tyre kthejnë kryet në anën tjetër dhe refuzojnë. |
|
317 | 3 | 24 | ذلك بأنهم قالوا لن تمسنا النار إلا أياما معدودات وغرهم في دينهم ما كانوا يفترون |
| | | Për shkak se thonë: “Zjarri nuk na prek neve, me përjashtim të disa ditëve të caktuara”. Ata i mashtron në fenë e tyre mu ajo që e trillojnë. |
|
318 | 3 | 25 | فكيف إذا جمعناهم ليوم لا ريب فيه ووفيت كل نفس ما كسبت وهم لا يظلمون |
| | | E çka do të bëhet atë ditë, në të cilën nuk ka fare dyshim, kur do t’i tubojmë dhe secili të marr atë që meriton, dhe nuk do t’u bëhet aspak padrejtësi. |
|
319 | 3 | 26 | قل اللهم مالك الملك تؤتي الملك من تشاء وتنزع الملك ممن تشاء وتعز من تشاء وتذل من تشاء بيدك الخير إنك على كل شيء قدير |
| | | Thuaj: “O All-llahu im që e ke tërë pushtetin, i jep pushtet kujt do Ti dhe ia merr kujt do Ti. Ti e lartëson kë do dhe poshtron kë do, në dorë tënde është mirësia. Ti, me të vërtetë ke mundësi për çdo send! |
|