نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
2851 | 24 | 60 | والقواعد من النساء اللاتي لا يرجون نكاحا فليس عليهن جناح أن يضعن ثيابهن غير متبرجات بزينة وأن يستعففن خير لهن والله سميع عليم |
| | | E, gratë e vjetra, të cilat më – nuk kanë për qëllim të martohen, nuk është mëkat ta heqin mbulesën (që kanë mbi rrobat e trupit), por jo – duke i treguar stolitë e tyre. E, nëse i përmbahen virtytësisë, është edhe më mirë për to. Perëndia, i dëgjon dhe i di të gjitha. |
|
2852 | 24 | 61 | ليس على الأعمى حرج ولا على الأعرج حرج ولا على المريض حرج ولا على أنفسكم أن تأكلوا من بيوتكم أو بيوت آبائكم أو بيوت أمهاتكم أو بيوت إخوانكم أو بيوت أخواتكم أو بيوت أعمامكم أو بيوت عماتكم أو بيوت أخوالكم أو بيوت خالاتكم أو ما ملكتم مفاتحه أو صديقكم ليس عليكم جناح أن تأكلوا جميعا أو أشتاتا فإذا دخلتم بيوتا فسلموا على أنفسكم تحية من عند الله مباركة طيبة كذلك يبين الله لكم الآيات لعلكم تعقلون |
| | | Nuk është mëkat për të verbërin, as nuk është mëkat për të çalin, as për të sëmurin s’ka mëkat, as për ju nuk është mëkat që të hani në shtëpinë tuaj (të fëmijëve tuaj), ose në shtëpitë e baballarëve tuaj, ose në shtëpitë e nënave tuaja, ose në shtëpitë e motrave tuaja, ose në shtëpitë e axhallarëve tuaja, ose në shtëpitë e hallave tuaja, ose në shtëpitë e dajëve tuaj, ose në shtëpitë e tezeve tuaja, ose tek ata çelësat e të cilëve u janë lanë juve (për ta ruajtur atë), ose (në shtëpi) te miqtë e sinqertë. Nuk jeni mëkatarë që të hani bashkarisht apo veçmas; e kur të hyni në shtëpi – ju përshëndeteni banuesit e saj me një përshëndetje nga Perëndia, të begatshme e të mirë. Kështu ua shpjegon Perëndia juve dispozitat, për të medituar ju! |
|
2853 | 24 | 62 | إنما المؤمنون الذين آمنوا بالله ورسوله وإذا كانوا معه على أمر جامع لم يذهبوا حتى يستأذنوه إن الذين يستأذنونك أولئك الذين يؤمنون بالله ورسوله فإذا استأذنوك لبعض شأنهم فأذن لمن شئت منهم واستغفر لهم الله إن الله غفور رحيم |
| | | Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata që besojnë Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij. E, kur të gjenden me te (Pejgamberin) në një punë të përbashkët, nuk largohen para se të kërkojnë leje prej tij. Me të vërtetë, ata që kërkojnë leje prej teje, padyshim, besojnë në Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij. E, kur të kërkojnë ata leje prej teje, për ndonjë punë të tyre, jepju leje kujt ë duash prej tyre dhe kërko për ta falje nga Perëndia. Me të vërtetë, Perëndia është falës dhe mëshirues. |
|
2854 | 24 | 63 | لا تجعلوا دعاء الرسول بينكم كدعاء بعضكم بعضا قد يعلم الله الذين يتسللون منكم لواذا فليحذر الذين يخالفون عن أمره أن تصيبهم فتنة أو يصيبهم عذاب أليم |
| | | Mos e konsideroni thirrjen e Pejgamberit në mesin tuaj, si thirrje të rëndomtë që ju ia bëni njëri-tjetrit; Perëndia, me siguri, i di ata që bishtërojnë prej jush tinëzisht. Le të druajnë ata që i kundërshtojnë urdhërit të tij, që të mos i arrijë ndonjë sprovë ose që të mos i godas ata dënimi i dhembshëm. |
|
2855 | 24 | 64 | ألا إن لله ما في السماوات والأرض قد يعلم ما أنتم عليه ويوم يرجعون إليه فينبئهم بما عملوا والله بكل شيء عليم |
| | | E, me të vërtetë, të Perëndisë janë gjithçka gjendet në qiej dhe në Tokë. Ai, di se në çfarë gjendje jeni. Dhe – di Ditën kur ata do të kthehen tek Ai, e do t’i laj¬mërojë ata për veprat që kanë punuar. E, Perëndia, është i dijshëm për çdo gjë! |
|
2856 | 25 | 1 | بسم الله الرحمن الرحيم تبارك الذي نزل الفرقان على عبده ليكون للعالمين نذيرا |
| | | I lartësuar është Ai, që i ka shpallur Kur’anin (i cili ndanë të vërtetën prej të pavërtetës) robit të Vet (Muhammedit), që të jetë paralajmërues për botërat (njerëzit), |
|
2857 | 25 | 2 | الذي له ملك السماوات والأرض ولم يتخذ ولدا ولم يكن له شريك في الملك وخلق كل شيء فقدره تقديرا |
| | | Atij që i përket pushteti i qiejve dhe i Tokës, i cili nuk ka fëmijë dhe i cili nuk ka shok në pushtet dhe i cili ka krijuar çdo gjë, e i ka rregulluar si duhet ato! |
|
2858 | 25 | 3 | واتخذوا من دونه آلهة لا يخلقون شيئا وهم يخلقون ولا يملكون لأنفسهم ضرا ولا نفعا ولا يملكون موتا ولا حياة ولا نشورا |
| | | E, ata, kanë marrë – pos Tij, zotëra, të cilët nuk krijojnë asgjë, por të cilët vetë janë të krijuar, të cilët nuk janë në gjendje të shmangin as dëmin prej vetes, as t’i sjellin dobi (vetes), as nuk janë në gjendje që të bien vdekjen as jetën, as që të ringjallin. |
|
2859 | 25 | 4 | وقال الذين كفروا إن هذا إلا إفك افتراه وأعانه عليه قوم آخرون فقد جاءوا ظلما وزورا |
| | | E, mohuesit, thonë: “Ky (Kur’ani) është vetëm gënjeshtër, të cilën e ka trilluar ai (Muhammedi), e i kanë ndihmuar në këtë (edhe) njerëz tjerë”. Ata, (me këtë) kanë bërë zullum dhe akuzë, |
|
2860 | 25 | 5 | وقالوا أساطير الأولين اكتتبها فهي تملى عليه بكرة وأصيلا |
| | | dhe thanë: “Këto janë përrallat e popujve të lashtë; të cilat i ka kopjuar, e i lexohen atij në mëngjes e mbrëmje. |
|