نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
2804 | 24 | 13 | لولا جاءوا عليه بأربعة شهداء فإذ لم يأتوا بالشهداء فأولئك عند الله هم الكاذبون |
| | | Pse nuk i sollën katër dëshmitarë? Pra, pasi nuk sollën dëshmitarë, tek All-llahu ata janë gënjeshtarë. |
|
2805 | 24 | 14 | ولولا فضل الله عليكم ورحمته في الدنيا والآخرة لمسكم في ما أفضتم فيه عذاب عظيم |
| | | Sikur të mos jetë mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij në këtë botë, dhe në botën tjetër, për shkak të mëkateve që keni bërë, do t’u kisht goditur dënim i rëndë. |
|
2806 | 24 | 15 | إذ تلقونه بألسنتكم وتقولون بأفواهكم ما ليس لكم به علم وتحسبونه هينا وهو عند الله عظيم |
| | | Kur keni filluar që me gjuhën tuaj ta tregoni atë dhe me plot gojën keni folur atë për çka nuk keni ditur asgjë, e keni konsideruar imtësi, por ajo tek All-llahu është e madhe. |
|
2807 | 24 | 16 | ولولا إذ سمعتموه قلتم ما يكون لنا أن نتكلم بهذا سبحانك هذا بهتان عظيم |
| | | Sikur, sapo e dëgjuat atë, të kishit thënë: “Neve nuk na ka hije të flasim për këtë, Ti qofsh lavdëruar! Kjo është shpifje e madhe”. |
|
2808 | 24 | 17 | يعظكم الله أن تعودوا لمثله أبدا إن كنتم مؤمنين |
| | | All-llahu ju këshillon që, një gjë të tilë, nëse jeni besimtarë, kurrë të mos e përsëritni. |
|
2809 | 24 | 18 | ويبين الله لكم الآيات والله عليم حكيم |
| | | E All-llahu ua sqaron ajetet, sepse All-llahu është shumë i dijshëm dhe i urtë. |
|
2810 | 24 | 19 | إن الذين يحبون أن تشيع الفاحشة في الذين آمنوا لهم عذاب أليم في الدنيا والآخرة والله يعلم وأنتم لا تعلمون |
| | | Ata të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet amoraliteti, i pret dënim i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër. All-llahu e di, por ju nuk e dini. |
|
2811 | 24 | 20 | ولولا فضل الله عليكم ورحمته وأن الله رءوف رحيم |
| | | Sikur të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira eTij, mirëpo, All-llahu me të vërtetë është shumë i butë e i mëshirshëm. |
|
2812 | 24 | 21 | يا أيها الذين آمنوا لا تتبعوا خطوات الشيطان ومن يتبع خطوات الشيطان فإنه يأمر بالفحشاء والمنكر ولولا فضل الله عليكم ورحمته ما زكى منكم من أحد أبدا ولكن الله يزكي من يشاء والله سميع عليم |
| | | O besimtarë, mos ndiqni gjurmët e djallit! Atë, që shkon gjurmëve të djallit ai e shpie në theqafje dhe në amoralitet; po sikur të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, asnjëri prej jush kurrë nuk do të pastrohej (nga mëkatet), mirëpo, All-llahu pastron atë që do Ai. All-llahu shumë di dhe dëgjon. |
|
2813 | 24 | 22 | ولا يأتل أولو الفضل منكم والسعة أن يؤتوا أولي القربى والمساكين والمهاجرين في سبيل الله وليعفوا وليصفحوا ألا تحبون أن يغفر الله لكم والله غفور رحيم |
| | | Mos ta lëshojnë rastin ata të cilët kanë pasuri e mjete nga ju, t’u japin të afërmëve dhe të ngratëve, edhe atyre që për hirë të All-llahut kanë lënë vendlindjen e vet; le t’ua falin dhe mos t’ua zënë për gabim! A dëshironi që edhe juve All-llahu t’ua falë? All-llahu falë dhe është shumë i mëshirshëm. |
|