نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
2777 | 23 | 104 | تلفح وجوههم النار وهم فيها كالحون |
| | | Zjarri do t’i kaplojë fytyrat e tyre, dhe ata, në të, janë të shëmtuar. |
|
2778 | 23 | 105 | ألم تكن آياتي تتلى عليكم فكنتم بها تكذبون |
| | | (Ju thuhet atyre): “Vallë, a nuk u janë lexuar juve ajetet Tona, e ju i keni përgënjeshtruar”. |
|
2779 | 23 | 106 | قالوا ربنا غلبت علينا شقوتنا وكنا قوما ضالين |
| | | Do të thonë ata: “O Zoti ynë, neve na ka munduar e keqja jonë, andaj jemi bërë popull i humbur. |
|
2780 | 23 | 107 | ربنا أخرجنا منها فإن عدنا فإنا ظالمون |
| | | O Zoti ynë, nxirrna prej tij (zjarrit); e nëse na kthehemi (në mohim), (atëherë) do të jemi zullumqarë”. |
|
2781 | 23 | 108 | قال اخسئوا فيها ولا تكلمون |
| | | (Perëndia) do të thotë: “Rrini në të (zjarr) të përbuzur dhe mos Më flisni asgjë!” |
|
2782 | 23 | 109 | إنه كان فريق من عبادي يقولون ربنا آمنا فاغفر لنا وارحمنا وأنت خير الراحمين |
| | | Ka qenë një grup i robërve të Mi, i cili thoshte: “O Zoti ynë, na kemi besuar, andaj na falë dhe na mëshiro! E, Ti je më i miri mëshirues!” – |
|
2783 | 23 | 110 | فاتخذتموهم سخريا حتى أنسوكم ذكري وكنتم منهم تضحكون |
| | | e ju i keni marrë ata për (objekt) talljeje, andaj, për këtë shkak, Mua, më harruat së përmenduri, e përherë i përqeshnit ata. |
|
2784 | 23 | 111 | إني جزيتهم اليوم بما صبروا أنهم هم الفائزون |
| | | Unë, i kam shpërblyer ata sot, për durueshmërinë e tyre, e ata, me të vërtetë, janë të shpëtuar. |
|
2785 | 23 | 112 | قال كم لبثتم في الأرض عدد سنين |
| | | (Engjëlli) do të thotë: “Sa vjet i keni kaluar në Tokë (botë)?” |
|
2786 | 23 | 113 | قالوا لبثنا يوما أو بعض يوم فاسأل العادين |
| | | Do të pëgjigjen ata: “Kemi qëndruar një ditë apo një pjesë të ditës; - pyetni numruesit (ata që i kanë numruar)?” |
|