بسم الله الرحمن الرحيم

نتائج البحث: 6236
ترتيب الآيةرقم السورةرقم الآيةالاية
2772270وما أنفقتم من نفقة أو نذرتم من نذر فإن الله يعلمه وما للظالمين من أنصار
Për gjithçka që shpenzoni ose që e premtoni, All-llahu, me siguri e di atë, dhe për mizorët nuk ka ndihmëtarë.
2782271إن تبدوا الصدقات فنعما هي وإن تخفوها وتؤتوها الفقراء فهو خير لكم ويكفر عنكم من سيئاتكم والله بما تعملون خبير
Bukur është kur jepni lëmoshë haptazi, por është më mirë për ju nëse ia jepni të varfërve fshehurazi. Dhe Ai do t’ua mbulojë disa vepra tuaja të këqia. All-llahu është i informuar se ç’bëni.
2792272ليس عليك هداهم ولكن الله يهدي من يشاء وما تنفقوا من خير فلأنفسكم وما تنفقون إلا ابتغاء وجه الله وما تنفقوا من خير يوف إليكم وأنتم لا تظلمون
Nuk është puna e jote përudhja e tyre, sepse All-llahu përudhë kë të dojë Ai. Çkado që shpenzon nga mirësia, e keni për vete dhe ju çkado që të jepni të tjerëve le të jetë vetëm për hirë të All-llahut dhe, ajo që e shpenzoni për të irë, do t’iu kompenzohet dhe nuk do të jeni të dëmtuar.
2802273للفقراء الذين أحصروا في سبيل الله لا يستطيعون ضربا في الأرض يحسبهم الجاهل أغنياء من التعفف تعرفهم بسيماهم لا يسألون الناس إلحافا وما تنفقوا من خير فإن الله به عليم
Të varfërit të cilët janë të angazhuar në rrugë të All-llahut dhe nuk mund të fitojnë, i painformuari i konsideron këta si të pasur, për shkak të modestisë së tyre; Do t’i njohish sipas pamjes së tyre, ata nuk u mërziten njerëzve duke lypur. Dhe çkado që të jepni për të mirë, All-llahu me siguri e di.
2812274الذين ينفقون أموالهم بالليل والنهار سرا وعلانية فلهم أجرهم عند ربهم ولا خوف عليهم ولا هم يحزنون
Ata që shpërndajnë pasurinë e vet natën dhe ditën, fshehtazi dhe haptazi, ata e kanë shpërblimin e vet te Zoti i tyre dhe për ata nuk ka as frikë as pikëllim.
2822275الذين يأكلون الربا لا يقومون إلا كما يقوم الذي يتخبطه الشيطان من المس ذلك بأنهم قالوا إنما البيع مثل الربا وأحل الله البيع وحرم الربا فمن جاءه موعظة من ربه فانتهى فله ما سلف وأمره إلى الله ومن عاد فأولئك أصحاب النار هم فيها خالدون
Ata që hanë kamatën do të ngrihen sikur që do të ngrihet ai të cilin e ka përflakur, me të prekur, djalli, për shkak se kanë thënë: “Edhe tregtia është njëlloj sikur kamata”. Mirëpo All-llahu e ka lejuar tregtinë dhe e ka ndaluar kamatën. Atij që i vjen një këshillë nga Zoti i tij dhe heq dorë, i takon ajo që e ka fituar më parë. Çështja e tij është tek All-llahu, por kush e përsërit – e ata janë banorë të xhehennemi-it, ku do të mbesin përgjithmonë.
2832276يمحق الله الربا ويربي الصدقات والله لا يحب كل كفار أثيم
All-llahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën. All-llahu nuk e do asnjë mosbesimtar mëkatar.
2842277إن الذين آمنوا وعملوا الصالحات وأقاموا الصلاة وآتوا الزكاة لهم أجرهم عند ربهم ولا خوف عليهم ولا هم يحزنون
Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira dhe e kryejnë namazin, e japin zeqatin, ata i pret shpërblimi te Zoti i tyre dhe për ata nuk ka frikë as pikëllim.
2852278يا أيها الذين آمنوا اتقوا الله وذروا ما بقي من الربا إن كنتم مؤمنين
O besimtarë, frikësohuni All-llahut dhe, nëse jeni besimtarë, hiqni dorë nga ajo çka mbetet prej kamatës.
2862279فإن لم تفعلوا فأذنوا بحرب من الله ورسوله وإن تبتم فلكم رءوس أموالكم لا تظلمون ولا تظلمون
E nëse nuk e bëni këtë, atëherë i shpallni luftë All-llahut dhe Profetit të Tij! Por nëse pendoheni ju takon ajka e pasurisë suaj; askë nuk e dëmtoni e as jeni të dëmtuar.


0 ... 17.6 18.6 19.6 20.6 21.6 22.6 23.6 24.6 25.6 26.6 28.6 29.6 30.6 31.6 32.6 33.6 34.6 35.6 36.6 ... 623

إنتاج هذه المادة أخد: 0.02 ثانية


المغرب.كووم © ٢٠٠٩ - ١٤٣٠ © الحـمـد لله الـذي سـخـر لـنا هـذا :: وقف لله تعالى وصدقة جارية

1796314758396078108042554770367745401775