نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
267 | 2 | 260 | وإذ قال إبراهيم رب أرني كيف تحيي الموتى قال أولم تؤمن قال بلى ولكن ليطمئن قلبي قال فخذ أربعة من الطير فصرهن إليك ثم اجعل على كل جبل منهن جزءا ثم ادعهن يأتينك سعيا واعلم أن الله عزيز حكيم |
| | | Dhe kur Ibrahimi tha: “O Zoti im, më trego si i ngjallë të vdekurit”. Ai i tha: “A nuk beson a?” Po si jo, - tha ky, - por që të më qetësohet zemra. “Merri, - i tha, - katër zogj dhe preji, dhe nga një copë të tyre vëri në kodra të ndryshme e pastaj thirri, përnjëherë kanë për të ardhur. Dije se All-llahu është i fortë dhe i urtë”! |
|
268 | 2 | 261 | مثل الذين ينفقون أموالهم في سبيل الله كمثل حبة أنبتت سبع سنابل في كل سنبلة مائة حبة والله يضاعف لمن يشاء والله واسع عليم |
| | | Ata të cilët pasurinë e vet e shpenzojnë në rrugë të All-llahut i ngjajnë shembullit të një kokrre prej së cilës mbijnë shtatë kallinj e në secilin kalli nga njëqind kokrra. Dhe All-llahu ia shumëfishon kujt do Ai; All-llahu ka horizont të gjerë të dijes. |
|
269 | 2 | 262 | الذين ينفقون أموالهم في سبيل الله ثم لا يتبعون ما أنفقوا منا ولا أذى لهم أجرهم عند ربهم ولا خوف عليهم ولا هم يحزنون |
| | | Ata të cilët shpenzojnë pasurinë e vet në rrugë të All-llahut, e pastaj atë çka e shpenzojnë nuk e përcjellin me përgojime e shqetësime, shpërblimi i atyre është te Zoti i tyre, dhe për ata nuk ka frikë as pikëllim. |
|
270 | 2 | 263 | قول معروف ومغفرة خير من صدقة يتبعها أذى والله غني حليم |
| | | Fjala e mirë dhe falja janë më të mira se një lëmoshë të cilën e përcjell shqetësimi. All-llahu është i pavarur dhe i butë. |
|
271 | 2 | 264 | يا أيها الذين آمنوا لا تبطلوا صدقاتكم بالمن والأذى كالذي ينفق ماله رئاء الناس ولا يؤمن بالله واليوم الآخر فمثله كمثل صفوان عليه تراب فأصابه وابل فتركه صلدا لا يقدرون على شيء مما كسبوا والله لا يهدي القوم الكافرين |
| | | O besimtarë, mos e prishni lëmoshën tuaj me përgojime dhe ofendime sikur ai që shpenzon pasurinë e vet për sy e faqe para njerëzve, dhe nuk i beson All-llahut e as botës tjetër; Ai i ngjan atij shkrepit mbi të cilin ka pak dhe, andaj kur e godit rrëmuja me shi e lë lakuriq; Ata nuk dot ë fitojnë kurrfarë shpërblimi për atë çka kanë bërë. Dhe All-llahu nuk përudhë popullin mosbesimtar. |
|
272 | 2 | 265 | ومثل الذين ينفقون أموالهم ابتغاء مرضات الله وتثبيتا من أنفسهم كمثل جنة بربوة أصابها وابل فآتت أكلها ضعفين فإن لم يصبها وابل فطل والله بما تعملون بصير |
| | | Kurse ata që shpenzojnë pasuritë e veta me dëshirë që të mbërrijnë kënaqësinë e All-llahut dhe që ta forcojnë vetveten, i shëmbëllejnë një kopshtit në rrafshlartë ku bie shumë shi, andaj edhe jep fryt të dyfisht; Nëse nuk ka shi të mjaftueshëm, rigon ose ka vesë. All-llahu sheh se çka punoni. |
|
273 | 2 | 266 | أيود أحدكم أن تكون له جنة من نخيل وأعناب تجري من تحتها الأنهار له فيها من كل الثمرات وأصابه الكبر وله ذرية ضعفاء فأصابها إعصار فيه نار فاحترقت كذلك يبين الله لكم الآيات لعلكم تتفكرون |
| | | A dëshiron ndokush prej jush të ketë një kopsht plot me pemë e hardhi ku rrjedhin lumenj dhe ku ka fruta të ndryshme dhe e gjen pleqëria me fëmijë të vegjël, e pastaj ta goditë rrëmuja me zjarr dhe të digjet? Ashtu All-llahu jua sqaron argumentet, ndoshta keni për të menduar! |
|
274 | 2 | 267 | يا أيها الذين آمنوا أنفقوا من طيبات ما كسبتم ومما أخرجنا لكم من الأرض ولا تيمموا الخبيث منه تنفقون ولستم بآخذيه إلا أن تغمضوا فيه واعلموا أن الله غني حميد |
| | | O besimtarë! Shpenzoni nga ato gjëra të bukura që i fitoni dhe prej atyre që ua japim nga toka, mos nisni të ndani atë që nuk vlen të shpërndahet, që ju vetë nuk do ta kishit marrë. Përveç kur nuk sheh. Dhe ta dini se All-llahu është i pavarur dhe i denjë për lavdatë. |
|
275 | 2 | 268 | الشيطان يعدكم الفقر ويأمركم بالفحشاء والله يعدكم مغفرة منه وفضلا والله واسع عليم |
| | | Djalli ju premton varfëri dhe ju urdhëron të bëni paudhësi, por All-llahu ju premton falje dhe mirësinë e Tij. All-llahu është me dijeni të gjërë. |
|
276 | 2 | 269 | يؤتي الحكمة من يشاء ومن يؤت الحكمة فقد أوتي خيرا كثيرا وما يذكر إلا أولو الألباب |
| | | Ai i jep urtësi kujt do. Atij të cilit i jep urtësi, i është dhuruar mirësi e pamatur. Këtë mund ta kuptojnë vetëm të mençurit. |
|