نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
2581 | 21 | 98 | إنكم وما تعبدون من دون الله حصب جهنم أنتم لها واردون |
| | | Me të vërtetë, ju dhe ata që i adhuroni, - përpos Perëndisë, jeni lëndë djegëse të xhehennemit. Ju, do të vini në të. |
|
2582 | 21 | 99 | لو كان هؤلاء آلهة ما وردوها وكل فيها خالدون |
| | | Sikur këta të ishin zotra, nuk do të vinin te ajo (skëterra), dhe, të gjithë (edhe adhuruesit edhe të adhuruarit) – do të mbeten përherë në të. |
|
2583 | 21 | 100 | لهم فيها زفير وهم فيها لا يسمعون |
| | | Ata do të kenë në të (zjarr) gërhamë (frymënxjerrje me zë) dhe ata në të (zjarr) nuk do të dëgjojnë (asgjë). |
|
2584 | 21 | 101 | إن الذين سبقت لهم منا الحسنى أولئك عنها مبعدون |
| | | E, ata, të cilëve u kemi premtuar shpërblimin e bukur qysh më parë, ata do të jenë larg nga ajo (skëterra). |
|
2585 | 21 | 102 | لا يسمعون حسيسها وهم في ما اشتهت أنفسهم خالدون |
| | | Ata, nuk do të dëgjojnë fërshëllimën e tij (zjarrit) dhe ata do të qëndrojnë përherë në atë që u ka dëshiruar shpirti i tyre, |
|
2586 | 21 | 103 | لا يحزنهم الفزع الأكبر وتتلقاهم الملائكة هذا يومكم الذي كنتم توعدون |
| | | ata, nuk do t’i brengosë tmerri më i madh, por engjëjt do t’i presin ata (duke u thënë): “Kjo është (ajo) dita juaj e premtuar”. |
|
2587 | 21 | 104 | يوم نطوي السماء كطي السجل للكتب كما بدأنا أول خلق نعيده وعدا علينا إنا كنا فاعلين |
| | | (Kjo do të ngjajë) atë Ditë, kur do të palojmë qiellin – ashtu si palohet letra e shkrimit. Ashtu siç e kemi filluar krijimin e parë, (ashtu) do t’i kthejmë ato (krijesat). Ky është premtimi Ynë. Na, këtë, me të vërtetë, do ta bëjmë. |
|
2588 | 21 | 105 | ولقد كتبنا في الزبور من بعد الذكر أن الأرض يرثها عبادي الصالحون |
| | | Na, me të vërtetë, e kemi shënuar në Zebur, pas Tevratit, që Tokën do ta trashëgojnë robërit e Mi të mirë. |
|
2589 | 21 | 106 | إن في هذا لبلاغا لقوم عابدين |
| | | Me të vërtetë, në këtë (Kur’an) ka këshilla të mjaftueshme për ata që e adhurojnë Perëndinë. |
|
2590 | 21 | 107 | وما أرسلناك إلا رحمة للعالمين |
| | | Dhe, Na të kemi dërguar ty (o Muhammed!) vetëm si mëshirë për botërat – njerëzit. |
|