نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
2513 | 21 | 30 | أولم ير الذين كفروا أن السماوات والأرض كانتا رتقا ففتقناهما وجعلنا من الماء كل شيء حي أفلا يؤمنون |
| | | A nuk e shohin mosbesimtarët se qiejt dhe toka kanë qenë një tërësi, porse ne i kemi ndarë në pjesë-pjesë, dhe Ne nga uji krijojmë çdo gjë të gjallë? A nuk do të besojnë? |
|
2514 | 21 | 31 | وجعلنا في الأرض رواسي أن تميد بهم وجعلنا فيها فجاجا سبلا لعلهم يهتدون |
| | | Ne në tokë kemi vendosur male të paluhatshme që ajo (toka) të mos i dridhë dhe nëpër to kemi krijuar shtigje e gryka, ndoshta ata do ta marrin të mbarën. |
|
2515 | 21 | 32 | وجعلنا السماء سقفا محفوظا وهم عن آياتها معرضون |
| | | Kurse qiellin e kemi bërë kulm të sigurt, por ata prapëseprapë largohen nga argumentet tona. |
|
2516 | 21 | 33 | وهو الذي خلق الليل والنهار والشمس والقمر كل في فلك يسبحون |
| | | Ai është i cili ka krijuar natën edhe ditën, Diellin dhe Hënën. Të tëra notojnë nën kupën e qiellit. |
|
2517 | 21 | 34 | وما جعلنا لبشر من قبلك الخلد أفإن مت فهم الخالدون |
| | | Edhe përpara teje asnjë njeriu nuk e kemi të pavdekshëm, e nëse ti vdes, a thua ata do të jetojnë përgjithmonë? |
|
2518 | 21 | 35 | كل نفس ذائقة الموت ونبلوكم بالشر والخير فتنة وإلينا ترجعون |
| | | Çdo gjallesë do ta shijojë vdekjen. Ne u vëmë në sprova edhe në të mirë edhe në të keqe dhe tek Ne do të ktheheni. |
|
2519 | 21 | 36 | وإذا رآك الذين كفروا إن يتخذونك إلا هزوا أهذا الذي يذكر آلهتكم وهم بذكر الرحمن هم كافرون |
| | | Kur të shohin mosbesimtarët, ata do ta marrin vetëm për tallje: “A ky është ai që merr për gojë (shanë) zotërat tuaja”? Sepse vetë ata nuk i besojnë përmendjes së të Mëshirshmit. |
|
2520 | 21 | 37 | خلق الإنسان من عجل سأريكم آياتي فلا تستعجلون |
| | | Njeriu është i krijuar në shpejtësi. Do t’ju tregoj unë juve argumentet e mia, po mos u ngutni! |
|
2521 | 21 | 38 | ويقولون متى هذا الوعد إن كنتم صادقين |
| | | Ata thonë: “Po kur më ai premtim, nëse e flisni të vërtetën?” |
|
2522 | 21 | 39 | لو يعلم الذين كفروا حين لا يكفون عن وجوههم النار ولا عن ظهورهم ولا هم ينصرون |
| | | Sikur ta dinë mosbesimtarët se atëherë nuk do të munden ta largojnë zjarrin nga fytyra e as nga shpina e vet, dhe as nuk do t’u ndihmohet. |
|