نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
26 | 2 | 19 | أو كصيب من السماء فيه ظلمات ورعد وبرق يجعلون أصابعهم في آذانهم من الصواعق حذر الموت والله محيط بالكافرين |
| | | Ose janë sikur ata të cilët vënë gishtat në veshët e tyre kur i përfshin furtuna nga qielli, me terr e bubullimë dhe vetëtimë, të frikësuar nga vdekja, por All-llahut nuk mund t’i shmangen dot mosbesimtarët. |
|
27 | 2 | 20 | يكاد البرق يخطف أبصارهم كلما أضاء لهم مشوا فيه وإذا أظلم عليهم قاموا ولو شاء الله لذهب بسمعهم وأبصارهم إن الله على كل شيء قدير |
| | | Dhe vetëtima, për pak sa nuk i verbëron; sa herë që veton ata nisen, por sa t’u terrohet ndalen. Sikur të donte All-llahu mund t’ua merrte edhe të dëgjuarit edhe të pamurit, sepse All-llahu, me të vërtetë, ka mundësi për çdo send. |
|
28 | 2 | 21 | يا أيها الناس اعبدوا ربكم الذي خلقكم والذين من قبلكم لعلكم تتقون |
| | | O njerëz! Adhurone Zotin tuaj, i cili ju ka krijuar juve edhe ata përpara jush, ndoshta bëheni të devotshëm! |
|
29 | 2 | 22 | الذي جعل لكم الأرض فراشا والسماء بناء وأنزل من السماء ماء فأخرج به من الثمرات رزقا لكم فلا تجعلوا لله أندادا وأنتم تعلمون |
| | | Ai i cili ua ka bërë tokën shtrojë, kurse qiellin kulm, dhe nga qielli ju lëshon shiun dhe me të bën që të rriten fryte, ushqim për ju. Prandaj mos i bëni shok All-llahut me vetëdije! |
|
30 | 2 | 23 | وإن كنتم في ريب مما نزلنا على عبدنا فأتوا بسورة من مثله وادعوا شهداءكم من دون الله إن كنتم صادقين |
| | | Dhe nëse dyshoni në atë çka i kemi shpallur robit tonë, bëne ju një kaptinë të ngjashme si ai (Kur’ani), madje thirrni edhe dëshmitarët tuaj, përveç All-llahut, nëse flisni të vërtetën! |
|
31 | 2 | 24 | فإن لم تفعلوا ولن تفعلوا فاتقوا النار التي وقودها الناس والحجارة أعدت للكافرين |
| | | Po nëse nuk e bëni, dhe nuk mund ta bëni, atëherë ruajuni zjarrit të përgatitur për mosbesimtarët, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. |
|
32 | 2 | 25 | وبشر الذين آمنوا وعملوا الصالحات أن لهم جنات تجري من تحتها الأنهار كلما رزقوا منها من ثمرة رزقا قالوا هذا الذي رزقنا من قبل وأتوا به متشابها ولهم فيها أزواج مطهرة وهم فيها خالدون |
| | | Dhe përgëzoji ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira se i presin xhenete ku rrjedhin lumenj; sa herë që do t’u jepet ndonjë frut prej atyhit, ata do të thonë: “Me këtë jemi furnizuar edhe më herët”, por do t’u jepet vetëm e ngjashme me të. Aty do të ketë femra të pastra dhe ata do të jenë përgjithmonë aty. |
|
33 | 2 | 26 | إن الله لا يستحيي أن يضرب مثلا ما بعوضة فما فوقها فأما الذين آمنوا فيعلمون أنه الحق من ربهم وأما الذين كفروا فيقولون ماذا أراد الله بهذا مثلا يضل به كثيرا ويهدي به كثيرا وما يضل به إلا الفاسقين |
| | | All-llahu nuk ngurron të sjellë si shembull mushkonjën ose diçka si kjo, dhe ata që besojnë, ata e dinë se ajo është e vërtetë nga Zoti i tyre, kurse ata që nuk e besojnë thonë: “Çka ka dashur All-llahu me këtë shembull”? Me këtë Ai shumë i humb, por shumë edhe i drejton në rrugë të drejtë. Dhe me këtë nuk humb askush tjetër përveç mbrapshtanëve, |
|
34 | 2 | 27 | الذين ينقضون عهد الله من بعد ميثاقه ويقطعون ما أمر الله به أن يوصل ويفسدون في الأرض أولئك هم الخاسرون |
| | | të cilët e thejnë besën e dhënë All-llahut, pasi që janë besatuar dhe e shkëpusin atë çka ka urdhëruar All-llahu të mbahet, dhe bëjnë turbullira në tokë. Ata njëmend janë të shkatërruar. |
|
35 | 2 | 28 | كيف تكفرون بالله وكنتم أمواتا فأحياكم ثم يميتكم ثم يحييكم ثم إليه ترجعون |
| | | Si mundeni ta mohoni All-llahun ju që keni qenë të vdekur dhe ju ka ngjallur, pastaj ju vdes dhe prapë ju ringjallë dhe mandej te Ai do të ktheheni. |
|