نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
2474 | 20 | 126 | قال كذلك أتتك آياتنا فنسيتها وكذلك اليوم تنسى |
| | | Ai (All-llahu) thotë: “Ashtu si harrove ti argumentet Tona që t’i ofruam, ashtu je ti i harruar sot”. |
|
2475 | 20 | 127 | وكذلك نجزي من أسرف ولم يؤمن بآيات ربه ولعذاب الآخرة أشد وأبقى |
| | | Po kështu Ne e shpërblejmë edhe atë që zhytet në mëkate dhe nk i beson argumentet e Zotit të vet, po dënimi në botën tjetër është edhe më i ashpër dhe i përjetshëm. |
|
2476 | 20 | 128 | أفلم يهد لهم كم أهلكنا قبلهم من القرون يمشون في مساكنهم إن في ذلك لآيات لأولي النهى |
| | | A nuk e kanë të qartë ata se sa breza para tyre i kemi zhdukur, e këta ecin nëpër ato vendbanime të tyre. Në gjurmët e atyre ka fakte për ata që kanë arsye të shëndoshë. |
|
2477 | 20 | 129 | ولولا كلمة سبقت من ربك لكان لزاما وأجل مسمى |
| | | E, sikur të mos ishte vendimi dhe afati i caktuar më heret nga Zoti yt, dënimi do t’i kapte ata. |
|
2478 | 20 | 130 | فاصبر على ما يقولون وسبح بحمد ربك قبل طلوع الشمس وقبل غروبها ومن آناء الليل فسبح وأطراف النهار لعلك ترضى |
| | | Prandaj, ti bëhu i durueshëm ndaj asaj që thonë ata, dhe duke falënderuar Zotin tënd, falu para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, falu edhe në orët e matës dhe në skajet e ditës, ashtu që të gjejsh kënaqësi (me shpërblim). |
|
2479 | 20 | 131 | ولا تمدن عينيك إلى ما متعنا به أزواجا منهم زهرة الحياة الدنيا لنفتنهم فيه ورزق ربك خير وأبقى |
| | | Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre (mosbesimtarë), e për t’i sprovuar me të, sepse shpërbimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm. |
|
2480 | 20 | 132 | وأمر أهلك بالصلاة واصطبر عليها لا نسألك رزقا نحن نرزقك والعاقبة للتقوى |
| | | Urdhëro familjen tënde të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë, ngase zne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (për ty as për familjen tënde), Ne të frnizojmë ty (dhe ata), ardhmëria e mirë është e atij që ruhet. |
|
2481 | 20 | 133 | وقالوا لولا يأتينا بآية من ربه أولم تأتهم بينة ما في الصحف الأولى |
| | | Ata thanë: “përse nuk na solli ai ndonjë argument nga Zoti i vet? A nuk u erdhi atyre sqarim (në Kur’an) për atë që ishte në broshurat e mëparshme”. |
|
2482 | 20 | 134 | ولو أنا أهلكناهم بعذاب من قبله لقالوا ربنا لولا أرسلت إلينا رسولا فنتبع آياتك من قبل أن نذل ونخزى |
| | | Dhe sikur t’i ndëshkonim ata me ndonjë dënim para tij (para se të shpallim Kur’anin) ata do të thonin: “Zoti ynë, përse nuk na çove ndonjë të dërguar që t’iu përmbaheshim fakteve Tua para se të poshtëroheshim e të mjeroheshim”. |
|
2483 | 20 | 135 | قل كل متربص فتربصوا فستعلمون من أصحاب الصراط السوي ومن اهتدى |
| | | Thuaj: “Secili është duke pritur, pra pritni edhe ju, se së shpejti do ta kuptoni se kush ishin ithtarët e rrugës së drejtë dhe e gjeti të vërtetën”. |
|