نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
2406 | 20 | 58 | فلنأتينك بسحر مثله فاجعل بيننا وبينك موعدا لا نخلفه نحن ولا أنت مكانا سوى |
| | | Edhe ne ty, patjetër, do të përgatisim një magji sikurse ajo. Caktone afatin, të cilit, do t’i përmbahemi edhe ne edhe ti, në një vend të përshtatshëm!” |
|
2407 | 20 | 59 | قال موعدكم يوم الزينة وأن يحشر الناس ضحى |
| | | “Takimi le të jetë ditën e festës, - tha, - dhe populli le të tubohet në mëngjes”. |
|
2408 | 20 | 60 | فتولى فرعون فجمع كيده ثم أتى |
| | | Dhe Faraoni shkoi dhe mblodhi magjistarët e vet dhe erdhi. |
|
2409 | 20 | 61 | قال لهم موسى ويلكم لا تفتروا على الله كذبا فيسحتكم بعذاب وقد خاب من افترى |
| | | “Të mjerët ju! – u tha Musa. Mos shpifni gënjeshtra për All-llahun e t’u shfaros me dënim. Pamëdyshje kush shpif-dështon”. |
|
2410 | 20 | 62 | فتنازعوا أمرهم بينهم وأسروا النجوى |
| | | Dhe ata filluan të polemizojnë për punën e tyre ndërveti por fshehurazi |
|
2411 | 20 | 63 | قالوا إن هذان لساحران يريدان أن يخرجاكم من أرضكم بسحرهما ويذهبا بطريقتكم المثلى |
| | | Thoshin: “Këta dy janë magjistarë që me magjitë e tyre duan t’iu largojnë nga vendi juaj dhe ta çrrënjosin fenë tuaj shembullore. |
|
2412 | 20 | 64 | فأجمعوا كيدكم ثم ائتوا صفا وقد أفلح اليوم من استعلى |
| | | Prandaj, bashkoni dredhitë tuaja dhe dilni si në front. Sot ka sukses ai që ngadhënjen”. |
|
2413 | 20 | 65 | قالوا يا موسى إما أن تلقي وإما أن نكون أول من ألقى |
| | | O Musa, - i thanë ata, - a po do ti, apo ne, t’i lëshojmë të parët?” |
|
2414 | 20 | 66 | قال بل ألقوا فإذا حبالهم وعصيهم يخيل إليه من سحرهم أنها تسعى |
| | | “Lëshoni ju”, - tha ai, - dhe njëherë iu duk se litarët me shkopinjtë, mjete të magjive të tyre lëviznin. |
|
2415 | 20 | 67 | فأوجس في نفسه خيفة موسى |
| | | Dhe Musa ndjeu në vete një frikë. |
|