نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
240 | 2 | 233 | والوالدات يرضعن أولادهن حولين كاملين لمن أراد أن يتم الرضاعة وعلى المولود له رزقهن وكسوتهن بالمعروف لا تكلف نفس إلا وسعها لا تضار والدة بولدها ولا مولود له بولده وعلى الوارث مثل ذلك فإن أرادا فصالا عن تراض منهما وتشاور فلا جناح عليهما وإن أردتم أن تسترضعوا أولادكم فلا جناح عليكم إذا سلمتم ما آتيتم بالمعروف واتقوا الله واعلموا أن الله بما تعملون بصير |
| | | Nënat le t’i japin sisë fëmijëve dy vjet, për ata që duan t’ia plotësojnë dhënien e sisës. Babai i fëmijës është i obliguar, sipas mundësisë së tij, që t’i furnizojë ato me ushqim dhe veshmbathje. Nuk ngarkohet askush përtej mundësisë që ka: nëna le të mos dëmtohet për shkak të fëmijës së saj, e as babai të mos dëmtohet për shkak të tij. Dhe trashëgimtari është i obliguar për të gjitha këto. Nëse këta të dy (prindërit), vendosin me marrëveshje dhe në mënyrë paqësore ta ndajnë fëmijën prej sisës, kjo nuk është mëkat për ta; e nëse doni t’i gjeni fëmijës suaj ndonjë mëndeshë (grua që i jep gji fëmijës së tjetër kujt), - nuk është mëkat për ju kur me mirësi doni t’ia jepni atë që e keni menduar. Druajuni Perëndisë dhe dinie se Perëndia i sheh mirë të gjitha punët që i bëni ju. |
|
241 | 2 | 234 | والذين يتوفون منكم ويذرون أزواجا يتربصن بأنفسهن أربعة أشهر وعشرا فإذا بلغن أجلهن فلا جناح عليكم فيما فعلن في أنفسهن بالمعروف والله بما تعملون خبير |
| | | Ata që vdesin e lënë gra, gratë e tyre duhet të presin katër muaj e dhjetë ditë (pas vdekjes së burrit). Pas kalimit (skadimit) të këtij afati, sipas dispozitave të fesë, ju nuk jeni përgjegjës për veprat dhe fatin e tyre, - se Perëndia i di mirë ato që punoni ju. |
|
242 | 2 | 235 | ولا جناح عليكم فيما عرضتم به من خطبة النساء أو أكننتم في أنفسكم علم الله أنكم ستذكرونهن ولكن لا تواعدوهن سرا إلا أن تقولوا قولا معروفا ولا تعزموا عقدة النكاح حتى يبلغ الكتاب أجله واعلموا أن الله يعلم ما في أنفسكم فاحذروه واعلموا أن الله غفور حليم |
| | | Dhe nuk është mëkat për ju nëse atyre grave ju jepni sinjal (shenj) se do t’i kërkoni, ose, nëse këtë qëllim e fshehni në shpirtin tuaj. Perëndia e di se do të mendoni për to, mos u premtoni atyre as fshehurazi, por bisedoni me to vetëm mirësisht. Dhe mos vendosni për martesë para se të kalojë afati i paraparë i pritjes. Dhe dinie se Perëndia e di ç’ka në zemrat tuaja, andaj ruajuni prej Tij, dhe dinie se Ai është i butë dhe falë (nuk nxitonnë dënime). |
|
243 | 2 | 236 | لا جناح عليكم إن طلقتم النساء ما لم تمسوهن أو تفرضوا لهن فريضة ومتعوهن على الموسع قدره وعلى المقتر قدره متاعا بالمعروف حقا على المحسنين |
| | | Nuk është mëkat për ju nëse i lëshoni gratë para se të keni marrëdhënie me to ose para se të vëni kurorë. Dhuroni ato me dhuratë të pëlqyeshme të parapara me dispozita: i pasuri – sipas gjendjes së tij, dhe i vobekti sipas gjendjes së vet. Kjo është detyrë e atyre që dëshirojnë të bëjnë vepra të mira. |
|
244 | 2 | 237 | وإن طلقتموهن من قبل أن تمسوهن وقد فرضتم لهن فريضة فنصف ما فرضتم إلا أن يعفون أو يعفو الذي بيده عقدة النكاح وأن تعفوا أقرب للتقوى ولا تنسوا الفضل بينكم إن الله بما تعملون بصير |
| | | E nëse i lëshoni ato para se të keni marrëdhënie me to, por ia keni caktuar dhuratën e kurorëzimit, atëherë, atyre u përket gjysma e dhuratës, përpos nëse ua falë ajo, ose ia falë ai që vendos lidhjen e martesës (prindi ose kujdestari i tyre); e falja juaj është e lavdueshme. Mos harroni që të bëhi bamirës në mes jush! Se Perëndia sheh ç’punoni ju. |
|
245 | 2 | 238 | حافظوا على الصلوات والصلاة الوسطى وقوموا لله قانتين |
| | | Kryeni rregullisht namazin, sidomos atë të mesmin. Dhe bëni namazin për Perëndinë, duke iu lutur Atij. |
|
246 | 2 | 239 | فإن خفتم فرجالا أو ركبانا فإذا أمنتم فاذكروا الله كما علمكم ما لم تكونوا تعلمون |
| | | Nëse kini frikë, faluni duke qenë këmbësorë ose kalorës! E kur të jeni të sigurtë, atëherë kujtonie Perëndinë (faluni), ashtu si ju ka mësuar Ai – atë që nuk e keni ditur! |
|
247 | 2 | 240 | والذين يتوفون منكم ويذرون أزواجا وصية لأزواجهم متاعا إلى الحول غير إخراج فإن خرجن فلا جناح عليكم في ما فعلن في أنفسهن من معروف والله عزيز حكيم |
| | | Ndonjërit prej jush që i është afruar vdekja, e që lënë gratë pas – duhet t’u lërë atyre testament për furnizimin dhe strehimin e tyre njëvjeçar. E, nëse ato vetë e braktisin (shtëpinë), ju nuk jeni përgjegjës për atë që veprojnë ato, (e) që u është e lejueshme. Se Perëndia është i Plotfuqishëm dhe i Gjithdijshëm. |
|
248 | 2 | 241 | وللمطلقات متاع بالمعروف حقا على المتقين |
| | | Grave të lëshuara u takon kompensimi (sigurimi i shpenzimeve të jetesës) i caktuar (sipas mundësisë). Kjo është detyrë e besimtarëvet. |
|
249 | 2 | 242 | كذلك يبين الله لكم آياته لعلكم تعقلون |
| | | Kështu Perëndia ua shpjegon dispozitat e Veta për të menduar ju. |
|