نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
2179 | 18 | 39 | ولولا إذ دخلت جنتك قلت ما شاء الله لا قوة إلا بالله إن ترن أنا أقل منك مالا وولدا |
| | | Dhe, sikur ti, kur hyre në kopshtin tënd, të kishe thënë: (kjo është) si ka dashtë Perëndia! Askush nuk ka fuqi (që të ndryshojë) përveç Zotit. Nëse ti sheh se unë kam më pak pasuri dhe pasardhës, |
|
2180 | 18 | 40 | فعسى ربي أن يؤتين خيرا من جنتك ويرسل عليها حسبانا من السماء فتصبح صعيدا زلقا |
| | | shpresoj se Zoti im do të më jep më mirë se kopshti yt, e në kopshtin tënd të dërgojë shtatërrim nga qielli e të bëhet sipërfaqe e lëmuar, |
|
2181 | 18 | 41 | أو يصبح ماؤها غورا فلن تستطيع له طلبا |
| | | ose, që uji të humbasë në greminë (në nëntokë), e që të mos mund ta gjesh kurrë më”. |
|
2182 | 18 | 42 | وأحيط بثمره فأصبح يقلب كفيه على ما أنفق فيها وهي خاوية على عروشها ويقول يا ليتني لم أشرك بربي أحدا |
| | | Dhe, u shkatërrua pasuria e tij (e mohuesit), e ai i rrihte duart e veta (nga pikëllimi), për atë që investoi në të, e atë që e punoi, ra për dhé, e thirri: “Ah! Sikur të mos i kisha bërë Zotit tim kurrfarë shoku!” |
|
2183 | 18 | 43 | ولم تكن له فئة ينصرونه من دون الله وما كان منتصرا |
| | | Dhe, ai nuk kishte kurrfarë shoqërie, që t’i ndihmonte atij, përpos Perëndisë, e ai nuk ishte i ndihmuar as nga vetvetja. |
|
2184 | 18 | 44 | هنالك الولاية لله الحق هو خير ثوابا وخير عقبا |
| | | Këtu, mund të ndihmojë vetëm Perëndia – i Vërteti. Ai më së miri shpërblen dhe jep përfundimin më të mirë. |
|
2185 | 18 | 45 | واضرب لهم مثل الحياة الدنيا كماء أنزلناه من السماء فاختلط به نبات الأرض فأصبح هشيما تذروه الرياح وكان الله على كل شيء مقتدرا |
| | | Krahasoju atyre shembullin e jetës së kësaj bote, me ujin që e lëshojmë Ne nga qielli, e me të përzihet bima në tokë, e (më vonë) bëhet bar i thatë, të cilin e shpërndanë era (fryma). E, Perëndia është i fuqishëm për çdo gjë! |
|
2186 | 18 | 46 | المال والبنون زينة الحياة الدنيا والباقيات الصالحات خير عند ربك ثوابا وخير أملا |
| | | Pasuria dhe djemtë janë stoli e jetës së kësaj bote, por veprat e mira, që mbetën përherë, janë më mirë të shpërblyera te Zoti dhe janë shpresë më e mirë. |
|
2187 | 18 | 47 | ويوم نسير الجبال وترى الأرض بارزة وحشرناهم فلم نغادر منهم أحدا |
| | | (Kujtoju atyre) Ditën kur Ne i lëkundim bjeshkët dhe ti sheh tokën e zhveshur dhe kur Ne, i ringjallim njerëzit (për të dhënë llogari), e nuk e lëmë askë anash (të paringjallur). |
|
2188 | 18 | 48 | وعرضوا على ربك صفا لقد جئتمونا كما خلقناكم أول مرة بل زعمتم ألن نجعل لكم موعدا |
| | | Dhe ata do të sillen para Zotit tënd, të radhitur (e atyre u thuhet): “Ju, Na keni ardhur ashtu siç u kemi krijuar herën e parë. E, ju keni menduar, se nuk do t’jua plotësojmë premtimin. |
|