نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
2163 | 18 | 23 | ولا تقولن لشيء إني فاعل ذلك غدا |
| | | Dhe, kurrsesi, mos thuaj për çkadoqoftë, se: “Unë do ta bëj atë – me siguri, nesër!” – pa thënë (shtuar): |
|
2164 | 18 | 24 | إلا أن يشاء الله واذكر ربك إذا نسيت وقل عسى أن يهدين ربي لأقرب من هذا رشدا |
| | | “Në dashtë Perëndia!” Dhe, kur të harrosh – kujtoje Zotin tënd – e thuaj: “Shprsoj se Zoti im do të më udhëzojë në atë që është më e mirë dhe më e dobishme nga kjo”. |
|
2165 | 18 | 25 | ولبثوا في كهفهم ثلاث مائة سنين وازدادوا تسعا |
| | | E, ata, kanë qëndruar në shpellën e tyre – treqind vjet, duke shtuar nëntë (vjet). |
|
2166 | 18 | 26 | قل الله أعلم بما لبثوا له غيب السماوات والأرض أبصر به وأسمع ما لهم من دونه من ولي ولا يشرك في حكمه أحدا |
| | | Thuaj: “Perëndia di më së miri sa kanë qëndruar. Vetëm për Te është fshehtësia e qiejve dhe e Tokës. Se sa mirë i sheh Ai ato dhe sa mirë i dëgjon ato! Ata (njerëzit), nuk kanë asnjë ndihmës, përpos Tij, e Ai nuk merr askë për ndihmës në vendimet e Tij”. |
|
2167 | 18 | 27 | واتل ما أوحي إليك من كتاب ربك لا مبدل لكلماته ولن تجد من دونه ملتحدا |
| | | Dhe lexo atë që të është shpallur ty nga Libri (Kur’ani) i Zotit tënd! Askush nuk mund të ndryshojë fjalët e Tij – dhe ti nuk do të gjesh kurrfarë strehimi, përpos tek Ai. |
|
2168 | 18 | 28 | واصبر نفسك مع الذين يدعون ربهم بالغداة والعشي يريدون وجهه ولا تعد عيناك عنهم تريد زينة الحياة الدنيا ولا تطع من أغفلنا قلبه عن ذكرنا واتبع هواه وكان أمره فرطا |
| | | Dhe, bënu i durueshëm, me ata, që i luten Zotit të vet, në mëngjes dhe mbrëmje, duke dëshiruar kënaqësinë e Tij dhe mos i shmang sytë e tu nga ata (në të tjerë), duke dëshiruar stolitë e kësaj jete. Mos dëgjo atë – zemrën e të cilit ia kemi lënë të zbrazët nga të përmendurit Neve dhe që i ndjek qejfet (epshet) e veta, dhe punët e të cilit janë të shfrenuara, |
|
2169 | 18 | 29 | وقل الحق من ربكم فمن شاء فليؤمن ومن شاء فليكفر إنا أعتدنا للظالمين نارا أحاط بهم سرادقها وإن يستغيثوا يغاثوا بماء كالمهل يشوي الوجوه بئس الشراب وساءت مرتفقا |
| | | dhe, thuaj: “E vërteta është nga Zoti yt. Kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë (e për të, ka dënim)”. Na për zullumqarët kemi përgatitur zjarr i cili do t’i rrethojë ata nga të gjitha anët (si çadra). Nëse kërkojnë ndihmë (për shkak të etjes), do t’ju afrohet një ujë – si xeheja e shkrirë që ua përcëllon fytyrën. Pije e shëmtuar është (ajo), e sa strehim i keq është (zjarri)! |
|
2170 | 18 | 30 | إن الذين آمنوا وعملوا الصالحات إنا لا نضيع أجر من أحسن عملا |
| | | Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Na – me të vërtetë, nuk do t’ia humbim shpërblimin, atij që bënë vepra të mira – |
|
2171 | 18 | 31 | أولئك لهم جنات عدن تجري من تحتهم الأنهار يحلون فيها من أساور من ذهب ويلبسون ثيابا خضرا من سندس وإستبرق متكئين فيها على الأرائك نعم الثواب وحسنت مرتفقا |
| | | për ta është xhenneti i Adnit, nëpër të cilin rrjedhin lumenjt. Në të, ata do të stolisen me bylyzykë ari dhe do të vishen me rroba të gjelbërta – nga mëndafshi i hollë dhe i trashë, duke ndenjur të mbështetur në kanape. Shpërblim i mrekullueshëm është ky! Dhe, sa vendbanim i bukur që është ky! |
|
2172 | 18 | 32 | واضرب لهم مثلا رجلين جعلنا لأحدهما جنتين من أعناب وحففناهما بنخل وجعلنا بينهما زرعا |
| | | Dhe, sjell si shembull – për ata, dy njerëz. Njërit prej tyre i kemi dhënë dy vreshta dhe i kemi rrethuar me hurme, e në mes tyre kemi bërë ara. |
|