نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
2078 | 17 | 49 | وقالوا أإذا كنا عظاما ورفاتا أإنا لمبعوثون خلقا جديدا |
| | | Thonë: “A kur të shndërrohemi në eshtra e pluhur, ne sikur krijesa të reja paskemi për t’u ringjallur?!” |
|
2079 | 17 | 50 | قل كونوا حجارة أو حديدا |
| | | Thuaj: “A doni të jeni gur ose hekur, |
|
2080 | 17 | 51 | أو خلقا مما يكبر في صدوركم فسيقولون من يعيدنا قل الذي فطركم أول مرة فسينغضون إليك رءوسهم ويقولون متى هو قل عسى أن يكون قريبا |
| | | Ose çfarëdo krijese qoftë për të cilat mendoni se nuk mund të ringjallen”. “Po kush do të na kthej neve në jetë?” Do të thonë, e ti thuaju: “Ai i cili ju ka krijur për të parën herë”, e ata do të tundin kokën ndaj teje dhe do të thonë: “Kur pra?” E ti thuaju: “Ndoshta së shpejti”. |
|
2081 | 17 | 52 | يوم يدعوكم فتستجيبون بحمده وتظنون إن لبثتم إلا قليلا |
| | | Atë ditë kur t’iu thërasë dhe ju do t’i përgjigjeni, duke i falënderuar dhe do të mendoni se keni mbetur vetëm një kohë të shkurtër, |
|
2082 | 17 | 53 | وقل لعبادي يقولوا التي هي أحسن إن الشيطان ينزغ بينهم إن الشيطان كان للإنسان عدوا مبينا |
| | | Dhe thuaju robërve të mij le të flasin vetëm fjalë të mira – sepse djalli ka ngatërruar diçka ndërmjet tyre, djalli është me të vërtetë armik i hapët i njeriut. |
|
2083 | 17 | 54 | ربكم أعلم بكم إن يشأ يرحمكم أو إن يشأ يعذبكم وما أرسلناك عليهم وكيلا |
| | | Zoti juaj u njeh shumë mirë. Nëse do ai, ju mëshiron, e nëse do, ju dënon. E ty nuk të kemi dërguar përfaqësues të tyre. |
|
2084 | 17 | 55 | وربك أعلم بمن في السماوات والأرض ولقد فضلنا بعض النبيين على بعض وآتينا داوود زبورا |
| | | Zoti yt e di më së miri se kush janë në qiej dhe kush në tokë. Ne i kemi dalluar disa profetë nga disa të tjerë, kurse Davudit i kemi dhënë Zeburin. |
|
2085 | 17 | 56 | قل ادعوا الذين زعمتم من دونه فلا يملكون كشف الضر عنكم ولا تحويلا |
| | | Thuaj: “Lutiuni atyre të cilët i keni trajtuar si zotër, në vend të atij, por ata nuk do të mund t’iu lirojnë nga ngushtësitë e as t’ua shmangin”. |
|
2086 | 17 | 57 | أولئك الذين يدعون يبتغون إلى ربهم الوسيلة أيهم أقرب ويرجون رحمته ويخافون عذابه إن عذاب ربك كان محذورا |
| | | Ata të cilëve u luten këta, vetë kërkojnë mënyrë se si t’i aafrohen zotit të vet dhe shpresojnë në mëshirën e Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij. Dënimi i Zotit tënd është njëmend për t’ia pasur frikën. |
|
2087 | 17 | 58 | وإن من قرية إلا نحن مهلكوها قبل يوم القيامة أو معذبوها عذابا شديدا كان ذلك في الكتاب مسطورا |
| | | Dhe nuk ka asnjë vendbanim të cilin Ne para ditës së gjykimit nuk do ta shkatërrojmë ose ta ndëshkojmë me dënim të ashpër. Kjo është e evidentuar në Libër. |
|