نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
2007 | 16 | 106 | من كفر بالله من بعد إيمانه إلا من أكره وقلبه مطمئن بالإيمان ولكن من شرح بالكفر صدرا فعليهم غضب من الله ولهم عذاب عظيم |
| | | Atë i cili mohon All-llahun, pasi që i ka besuar – vetëm nëse është i shtrënguar të bëjë gjë të tillë, por që zemra e tij është e bindur në besim – si edhe atë që ia ka hapur zemrën mosbesimit, e pret hidhërimi i All-llahut dhe ata kanë dënim shumë të madh, |
|
2008 | 16 | 107 | ذلك بأنهم استحبوا الحياة الدنيا على الآخرة وأن الله لا يهدي القوم الكافرين |
| | | Ngase më tepër e duan jetën në këtë botë se sa në botën tjetër, kurse All-llahu nuk drejton në rrugë të drejtë popullin që nuk beson. |
|
2009 | 16 | 108 | أولئك الذين طبع الله على قلوبهم وسمعهم وأبصارهم وأولئك هم الغافلون |
| | | Ata janë të atillë zemrat e të cilëve edhe veshët edhe sytë All-llahu i ka vulos, dhe ata janë të pakujdesshëm. |
|
2010 | 16 | 109 | لا جرم أنهم في الآخرة هم الخاسرون |
| | | Nuk ka dyshim se ata në botën tjetër do të jenë të humbur. |
|
2011 | 16 | 110 | ثم إن ربك للذين هاجروا من بعد ما فتنوا ثم جاهدوا وصبروا إن ربك من بعدها لغفور رحيم |
| | | Pastaj Zoti yt, atyre të cilët u shpërngulën, pasi që kanë qenë të maltretuar, e mandej luftojnë dhe çdo gjë me durim e përballojnë – Zoti yt, pas tërë asaj, do t’i falë dhe do të jetë shumë i mëshirshëm. |
|
2012 | 16 | 111 | يوم تأتي كل نفس تجادل عن نفسها وتوفى كل نفس ما عملت وهم لا يظلمون |
| | | Ditën kur secili njeri do të kujdeset vetëm për vete, dhe në të cilën ditë secilit njeri do t’i jepet shpërblimi për çka ka punuar, dhe nuk do t’u bëhet padrejtësi! |
|
2013 | 16 | 112 | وضرب الله مثلا قرية كانت آمنة مطمئنة يأتيها رزقها رغدا من كل مكان فكفرت بأنعم الله فأذاقها الله لباس الجوع والخوف بما كانوا يصنعون |
| | | All-llahu sjell si shembull një qytet, i cili ishte i sigurt dhe i qetë, që i vinte ushqimi me shumicë nga çdo anë, por (qyteti) i mohoi dhuntitë e All-llahut, prandaj All-llahu për shkak të veprimit të tillë i bëri të shijojnë urinë dhe tmerrin. |
|
2014 | 16 | 113 | ولقد جاءهم رسول منهم فكذبوه فأخذهم العذاب وهم ظالمون |
| | | Edhe atyre u erdh një profet, nga mesi i tyre, por ata e quajtën rrenacak, andaj i përfshiu dënimi se ishin të padrejtë. |
|
2015 | 16 | 114 | فكلوا مما رزقكم الله حلالا طيبا واشكروا نعمت الله إن كنتم إياه تعبدون |
| | | Hani nga ushqime të mira e të lejuara që ua dhuron All-llahu dhe jini mirënjohës All-llahut për dhuntitë e tij, në qoftë se i faleni vetëm Atij. |
|
2016 | 16 | 115 | إنما حرم عليكم الميتة والدم ولحم الخنزير وما أهل لغير الله به فمن اضطر غير باغ ولا عاد فإن الله غفور رحيم |
| | | Ai juve iu ka ndaluar coftinat, gjakun, mishin e derrit, por edhe atë që është prerë, jo në emër të All-llahut, (por të ndonjë zoti tjetër). Por, atij i cili është i detyruar, jo nga dëshira por vetëm sa ta shuajë urinë – ani, All-llahu fal dhe është shumë i mëshirshëm. |
|