نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
200 | 2 | 193 | وقاتلوهم حتى لا تكون فتنة ويكون الدين لله فإن انتهوا فلا عدوان إلا على الظالمين |
| | | Ata t’i luftoni deri sa të zhduket shpifja dhe të mbesë feja e All-llahut. E nëse përmbahen, atëherë nuk ka armiqësi, përveç kundër kriminelëve. |
|
201 | 2 | 194 | الشهر الحرام بالشهر الحرام والحرمات قصاص فمن اعتدى عليكم فاعتدوا عليه بمثل ما اعتدى عليكم واتقوا الله واعلموا أن الله مع المتقين |
| | | Muaji i shenjtë është për muaj të shenjtë, por edhe shejtënia ka masë për hakmarrje. Atë që ju sulmon, sulmone edhe ju me të njëjtën masë dhe frikësohuni All-llahut dhe ta dini se All-llahu është met ë devotshmit. |
|
202 | 2 | 195 | وأنفقوا في سبيل الله ولا تلقوا بأيديكم إلى التهلكة وأحسنوا إن الله يحب المحسنين |
| | | Shpenzoni për hirë të All-llahut, por vetveten mos e çoni në shkatërrim, dhe bëni mirë. All-llahu njëmend i do punëmirët. |
|
203 | 2 | 196 | وأتموا الحج والعمرة لله فإن أحصرتم فما استيسر من الهدي ولا تحلقوا رءوسكم حتى يبلغ الهدي محله فمن كان منكم مريضا أو به أذى من رأسه ففدية من صيام أو صدقة أو نسك فإذا أمنتم فمن تمتع بالعمرة إلى الحج فما استيسر من الهدي فمن لم يجد فصيام ثلاثة أيام في الحج وسبعة إذا رجعتم تلك عشرة كاملة ذلك لمن لم يكن أهله حاضري المسجد الحرام واتقوا الله واعلموا أن الله شديد العقاب |
| | | Kryene haxhin dhe umren për hirë të All-llahut! Por nëse jeni të penguar, atëherë therni kurbanet që i gjeni më lehtë, dhe mos i rruani kokat deri sa të arrijnë kurbanet në vendet e tyre. Dhe kush është i sëmurë, nga mesi juaj, ose i dhemb kryet, kompensimi është me agjërim ose lëmoshë ose kurban. Kur të jeni të lirë kryene umren në prag të haxhit dhe therni kurban të cilin mund ta fitoni më lehtë. Kurse ai i cili nuk gjen dot le të agjërojë tri ditë në ditët e haxhit, dhe shtatë ditë pas kthimit – pra, plot dhjetë ditë. Kjo është për ata që nuk e kanë familjen në Qabe. Frikësohuni All-llahut dhe dine se ai është ndëshkimrëndë! |
|
204 | 2 | 197 | الحج أشهر معلومات فمن فرض فيهن الحج فلا رفث ولا فسوق ولا جدال في الحج وما تفعلوا من خير يعلمه الله وتزودوا فإن خير الزاد التقوى واتقون يا أولي الألباب |
| | | Haxhi është në muaj të caktuar. Ai që është i detyruar të kryej haxhin në atë (muaj) nuk duhet të ketë kontakt me gra e as fjalë të këqia, dhe nuk ka konteste në ditët e haxhit. Çkado që të bëni mirë, All-llahu e di. Dhe furnizohuni me çka ju nevoitet për rrugë. Devotshmëria është furnizimi më i mirë, dhe frikësomuni Mua, o të mençur! |
|
205 | 2 | 198 | ليس عليكم جناح أن تبتغوا فضلا من ربكم فإذا أفضتم من عرفات فاذكروا الله عند المشعر الحرام واذكروه كما هداكم وإن كنتم من قبله لمن الضالين |
| | | Nuk e keni mëkat nëse e lutni Zotin tuaj për mirë. Dhe kur të niseni nga Arafati përkujtone All-llahun te vendet e shenjta, përmendnie Atë, sepse Ai ju ka drejtuar në rrugë të drejtë, ngase më parë keni qenë të humbur. |
|
206 | 2 | 199 | ثم أفيضوا من حيث أفاض الناس واستغفروا الله إن الله غفور رحيم |
| | | Pastaj nisuni prej nga nisen edhe njerëzit tjerë dhe kërkoni falje nga All-llahu. All-llahu me siguri fal dhe është mëshirëplotë. |
|
207 | 2 | 200 | فإذا قضيتم مناسككم فاذكروا الله كذكركم آباءكم أو أشد ذكرا فمن الناس من يقول ربنا آتنا في الدنيا وما له في الآخرة من خلاق |
| | | Dhe kur t’i kryeni obligimet tuaja prapë përkujtone All-llahun, si i përkujtoni baballarët tuaj, madje edhe më tepër ta përmendni! Ka njerëz që thonë: “O Zoti ynë, na jep ti neve në këtë botë!” Ata nuk kanë asgjë në botën tjetër. |
|
208 | 2 | 201 | ومنهم من يقول ربنا آتنا في الدنيا حسنة وفي الآخرة حسنة وقنا عذاب النار |
| | | Po ka prej tyre edhe që thonë: “O Zoti ynë, na jep mirësi edhe në këtë botë edhe në botën tjetër dhe ruana prej dënimit me zjarr!” |
|
209 | 2 | 202 | أولئك لهم نصيب مما كسبوا والله سريع الحساب |
| | | Ata janë, të cilët i pret ajo që e kanë fituar, All-llahu është i shpejtë në llogari. |
|