نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
1987 | 16 | 86 | وإذا رأى الذين أشركوا شركاءهم قالوا ربنا هؤلاء شركاؤنا الذين كنا ندعو من دونك فألقوا إليهم القول إنكم لكاذبون |
| | | Kurse ata të cilët Atij i kanë konsideruar shok të barabartë (politeistët) kur t’i shohin shokët (hyjnitë) e veta, thonë: “Zoti ynë, këto janë hyjnitë tona; u jemi falur atyre e jo Ty” – hyjnitë do t’ua kthejnë me ironi: “Ju me të vërtetë jeni gënjeshtarë!” |
|
1988 | 16 | 87 | وألقوا إلى الله يومئذ السلم وضل عنهم ما كانوا يفترون |
| | | Edhe ata, atë ditë, do t’i përulen All-llahut dhe do të humbasin atë që kanë trilluar. |
|
1989 | 16 | 88 | الذين كفروا وصدوا عن سبيل الله زدناهم عذابا فوق العذاب بما كانوا يفسدون |
| | | Ata, të cilët, nuk kanë besuar dhe kanë kontribuar t’i shmangin të tjerët nga rruga e All-llahut, Ne do t’ua shtojmë dënimin përmbi dënim për shkak se bëjnë çrregullime. |
|
1990 | 16 | 89 | ويوم نبعث في كل أمة شهيدا عليهم من أنفسهم وجئنا بك شهيدا على هؤلاء ونزلنا عليك الكتاب تبيانا لكل شيء وهدى ورحمة وبشرى للمسلمين |
| | | Kurse, atë ditë, kur të sjellim kundër çdo populli nga një dëshmitar, nga vet ai (popull), ndërsa ty të sjellim dëshmitarë kundër tyre! Ne ty të shpallëm Librin si sqarim për çdo send dhe udhëzim e mëshirë si dhe lajm të gëzueshëm (sihariq) për ata që janë muslimanë. |
|
1991 | 16 | 90 | إن الله يأمر بالعدل والإحسان وإيتاء ذي القربى وينهى عن الفحشاء والمنكر والبغي يعظكم لعلكم تذكرون |
| | | All-llahu urdhëron drejtësi dhe mirësi, ndihmë dhe respekt ndaj të afërmëve dhe ndalon amoralitetin, neverinë dhe gjithçka është krim dhe urrejtje. Ai u këshillon të pranoni mësimin. |
|
1992 | 16 | 91 | وأوفوا بعهد الله إذا عاهدتم ولا تنقضوا الأيمان بعد توكيدها وقد جعلتم الله عليكم كفيلا إن الله يعلم ما تفعلون |
| | | Dhe zbatoni obligimet e All-llahut për të cilat jeni ngarkuar dhe mos e theni betimin, pasi që e keni dhënë me vendosmëri, e për garant keni marrë All-llahun, sepse All-llahu e di se çka punoni. |
|
1993 | 16 | 92 | ولا تكونوا كالتي نقضت غزلها من بعد قوة أنكاثا تتخذون أيمانكم دخلا بينكم أن تكون أمة هي أربى من أمة إنما يبلوكم الله به وليبينن لكم يوم القيامة ما كنتم فيه تختلفون |
| | | Dhe mos u bëni si ajo e cila e këputi pëlhurën e vet pas një qëndrese të fortë, dhe mos i përdorni betimet tuaja si mbrojtje ndërveti, vetëm sa për të dominuar njëra familje ndaj tjetrës. All-llahu me këtë vetëm ju provon, kurse në ditën e gjykimit, me të vërtetë, do t’ua sqarojë atë rreth së cilës jeni konfrontuar. |
|
1994 | 16 | 93 | ولو شاء الله لجعلكم أمة واحدة ولكن يضل من يشاء ويهدي من يشاء ولتسألن عما كنتم تعملون |
| | | Po të kishte dashur All-llahu do t’u kishte bërë një popull, por Ai e le në humbje kë do; dhe ju, me të vërtetë, do të përgjigjeni për atë çka keni punuar. |
|
1995 | 16 | 94 | ولا تتخذوا أيمانكم دخلا بينكم فتزل قدم بعد ثبوتها وتذوقوا السوء بما صددتم عن سبيل الله ولكم عذاب عظيم |
| | | Dhe mos i përdorni betimet tuaja për t’u mbrojtur ndër veti, e t’u rrëshqas këmba pas përqëndrimit të fortë, e të shijoni rrezikun për shkak se keni larguar (të tjerë) nga rruga e All-llahut; e të fitoni vuajtje të madhe. |
|
1996 | 16 | 95 | ولا تشتروا بعهد الله ثمنا قليلا إنما عند الله هو خير لكم إن كنتم تعلمون |
| | | Dhe besën që i keni dhënë All-llahut mos e ndërroni për diçka që nuk vlen, - ajo që është te All-llahu, ta dini, se për ju është më mirë! |
|