نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
1970 | 16 | 69 | ثم كلي من كل الثمرات فاسلكي سبل ربك ذللا يخرج من بطونها شراب مختلف ألوانه فيه شفاء للناس إن في ذلك لآية لقوم يتفكرون |
| | | ushqehu me gjithfarë lloje frutesh dhe ec rrugës së Zotit tënd përulshëm!” Nga barku i tyre del pije (mjaltë) ngjyrash të ndryshme, në të cilin ka ilaç për njerëzit. Kjo, me të vërtetë, është argument për ata që meditojnë. |
|
1971 | 16 | 70 | والله خلقكم ثم يتوفاكم ومنكم من يرد إلى أرذل العمر لكي لا يعلم بعد علم شيئا إن الله عليم قدير |
| | | Perëndia u ka krijuar juve, pastaj ua merr shpirtin; ka disa prej jush që arrijnë kufijt më të ulët të jetës (pleqërisë) që (më vonë), të mos kuptojë asgjë, nga ajo që ka ditur. Me të vërtetë, Perëndia, është i Gjithëdijshëm dhe i Plotëdijshëm. |
|
1972 | 16 | 71 | والله فضل بعضكم على بعض في الرزق فما الذين فضلوا برادي رزقهم على ما ملكت أيمانهم فهم فيه سواء أفبنعمة الله يجحدون |
| | | Perëndia, disa prej jush i ka furnizuar më mirë. Por, atyre, që u ka dhënë më shumë, ata nuk iu japin furnizim atyre që i kanë nën pushtetin e vet, edhe pse ata janë të barabartë, (në furnizimin që është nga Perëndia për tërë njerëzit). Si po i mohoni dhuntitë e Perëndisë? (Kur nuk i bëni shok vetes, si mund t’i bëni shok Perëndisë?) |
|
1973 | 16 | 72 | والله جعل لكم من أنفسكم أزواجا وجعل لكم من أزواجكم بنين وحفدة ورزقكم من الطيبات أفبالباطل يؤمنون وبنعمت الله هم يكفرون |
| | | Perëndia ka krijuar gratë nga lloji juaj, e nga gratë tuaja u jep djemtë e nipat dhe u furnizon me ushqime të mira. A, mos vallë, ata besojnë në gënjeshtra (idhuj), e mohojnë dhuntinë e Perëndisë, |
|
1974 | 16 | 73 | ويعبدون من دون الله ما لا يملك لهم رزقا من السماوات والأرض شيئا ولا يستطيعون |
| | | dhe adhurojnë, përpos Perëndisë, ata që nuk janë në gjendje t’u japin çfarëdo ushqimi, as nga qielli as nga toka, dhe të cilët nuk mundën asgjë?! |
|
1975 | 16 | 74 | فلا تضربوا لله الأمثال إن الله يعلم وأنتم لا تعلمون |
| | | Andaj, mos i mveshni Perëndisë gjasime! Me të vërtetë, Perëndia di, e ju nuk dini. |
|
1976 | 16 | 75 | ضرب الله مثلا عبدا مملوكا لا يقدر على شيء ومن رزقناه منا رزقا حسنا فهو ينفق منه سرا وجهرا هل يستوون الحمد لله بل أكثرهم لا يعلمون |
| | | Perëndia ka bërë krahasim shembullin e skllavit, që s’ka mundësi për asgjë, dhe atë që e kemi furnizuar Ne me dhuntitë e mira, e ai nga ato – jep fshehtazi dhe haptazi. A janë këta njëlloj? Falenderimi është për Perëndinë! Por shumica e tyre nuk dinë. |
|
1977 | 16 | 76 | وضرب الله مثلا رجلين أحدهما أبكم لا يقدر على شيء وهو كل على مولاه أينما يوجهه لا يأت بخير هل يستوي هو ومن يأمر بالعدل وهو على صراط مستقيم |
| | | Perëndia (përsëri) bënë krahasim shembullin e dy njerëzve, prej të cilëve njëri është shurdhë-memec, i cili nuk mund të bëjë asgjë dhe është barrë e pronarit të vet, - kurdo e kudo që ta dërgojë nuk i sjell asnjë të mirë. A është i barabartë ky (memeci apo skllavi) dhe ai (besimtari) që urdhëron me të drejtë, si dhe vet është në rrugën e drejtë! |
|
1978 | 16 | 77 | ولله غيب السماوات والأرض وما أمر الساعة إلا كلمح البصر أو هو أقرب إن الله على كل شيء قدير |
| | | Perëndisë i përkasin fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës, e çështja e Ditës së Kijametit është sa çel e mbyll sytë, ose edhe më shpejt. Perëndia, me të vërtetë, është i pushtetshëm mbi çdo gjë! |
|
1979 | 16 | 78 | والله أخرجكم من بطون أمهاتكم لا تعلمون شيئا وجعل لكم السمع والأبصار والأفئدة لعلكم تشكرون |
| | | Perëndia u ka nxjerrë juve nga barku i nënave tuaja e ju nuk dinit asgjë, ai u dha të dëgjuarit, të pamurit dhe zemrat për të qenë falenderues. |
|