نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
1792 | 14 | 42 | ولا تحسبن الله غافلا عما يعمل الظالمون إنما يؤخرهم ليوم تشخص فيه الأبصار |
| | | Dhe ti kurrsesi mos mendo se All-llahu është indiferent ndaj asaj se çka bëjnë mosbesimtarët. Ai i lëshon ata vetëm deri në atë ditë, kur do t’u mbesin sytë hapur, |
|
1793 | 14 | 43 | مهطعين مقنعي رءوسهم لا يرتد إليهم طرفهم وأفئدتهم هواء |
| | | Dhe kur të vrapojnë me kryet lart, pa i shikuar kush, e duke u ngutur, zemrat e tyre do të jenë të zbrazëta. |
|
1794 | 14 | 44 | وأنذر الناس يوم يأتيهم العذاب فيقول الذين ظلموا ربنا أخرنا إلى أجل قريب نجب دعوتك ونتبع الرسل أولم تكونوا أقسمتم من قبل ما لكم من زوال |
| | | Ti tërhiqu vërejtjen njerëzve për ditën kur do t’u vijë dënimi, e të thonë, ata të cilët kanë bërë mizori: “O zoti ynë, na le vetëm edhe pak kohë, do t’i përgjigjemi thirrjes tënde dhe do të pasojmë profetët”. “A nuk patët bërë be pak më parë se nuk ka për ju shkatërrim? |
|
1795 | 14 | 45 | وسكنتم في مساكن الذين ظلموا أنفسهم وتبين لكم كيف فعلنا بهم وضربنا لكم الأمثال |
| | | Dhe u vendosët në shtëpitë e atyre të cilët kishin bërë krim ndaj vetvetës, dhe u është sqaruar se si kemi vepruar me ata, madje ju kemi sjellë edhe shembuj”. |
|
1796 | 14 | 46 | وقد مكروا مكرهم وعند الله مكرهم وإن كان مكرهم لتزول منه الجبال |
| | | Dhe ata kurdisin kurthat e tyre. Edhe te All-llahu i gjejnë kurthat e tyre, qofshin ato edhe për të shkatërruar kodrat. |
|
1797 | 14 | 47 | فلا تحسبن الله مخلف وعده رسله إن الله عزيز ذو انتقام |
| | | Dhe kurr mos llogarit se All-llahu do ta mohojë premtimin e vet për profetët e vet. All-llahu është, me të vërtetë, i fortë dhe i ashpër. |
|
1798 | 14 | 48 | يوم تبدل الأرض غير الأرض والسماوات وبرزوا لله الواحد القهار |
| | | Atë ditë kur toka të zëvendësohet me jotokën, si edhe qiejt, dhe të dalin të gjithë para All-llahut të vetmit fuqiplotë. |
|
1799 | 14 | 49 | وترى المجرمين يومئذ مقرنين في الأصفاد |
| | | Atë ditë do t’i shohësh mëkatarët të lidhur në pranga bashkarisht; |
|
1800 | 14 | 50 | سرابيلهم من قطران وتغشى وجوههم النار |
| | | Rrobet e tyre do të jenë prej rrëshire kurse fytyrat e tyre do t’i mbulojë zjarri, |
|
1801 | 14 | 51 | ليجزي الله كل نفس ما كسبت إن الله سريع الحساب |
| | | Se All-llahu shpërblen secilin sipas asaj që ka fituar. All-llahu është, pa dyshim, i shpejtë në llogari. |
|