نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
1720 | 13 | 13 | ويسبح الرعد بحمده والملائكة من خيفته ويرسل الصواعق فيصيب بها من يشاء وهم يجادلون في الله وهو شديد المحال |
| | | Ndërkaq, murmurima madhëron (Zoti një) me falënderimin (që i takon) e Tij, (e madhërojnë) edhe engjëjt nga droja ndaj Tij. E Ai dërgon rrufetë dhe me ato godt kë të dojë. Ndërsa idhujtarët polemizojnë rreth All-llahut, e ai është ndëshkues i rreptë. |
|
1721 | 13 | 14 | له دعوة الحق والذين يدعون من دونه لا يستجيبون لهم بشيء إلا كباسط كفيه إلى الماء ليبلغ فاه وما هو ببالغه وما دعاء الكافرين إلا في ضلال |
| | | Lutje e vërtetë është vetëm ajo drejtuar Atij, e ata që u luten të tjerë pos Tij, ata nuk u përgjigjen atyre asgjë tjetër (gjendja e tyre është) vetëm si e aij që shtrin duart (prej së largu) kah uji, që ai (uji) nuk do t’i arrijë (sepse uji është send i vdekur e nuk e kupton për etjen e tij). E lutja e jobesimtarëve (drejtuar pos Zotit) nuk është tjetër vetëm se dështim (kotësi). |
|
1722 | 13 | 15 | ولله يسجد من في السماوات والأرض طوعا وكرها وظلالهم بالغدو والآصال |
| | | Gjithçka ka në qiej e në tokë i bën sexdhe vetëm All-llahut me dëshirë ose me dhunë, (i bëjnë sexhde) ëshë hijet e tyre në mëngjes e mbrëmje. |
|
1723 | 13 | 16 | قل من رب السماوات والأرض قل الله قل أفاتخذتم من دونه أولياء لا يملكون لأنفسهم نفعا ولا ضرا قل هل يستوي الأعمى والبصير أم هل تستوي الظلمات والنور أم جعلوا لله شركاء خلقوا كخلقه فتشابه الخلق عليهم قل الله خالق كل شيء وهو الواحد القهار |
| | | Thuaj: “Kush është Zoti (Krijuesi) i qiejve e i tokës?” Thuaj: “All-llahu!” Thuaj: “A keni pranuar pos tij zota që nuk kamë mundësi t’i sjellin as dobi as dëm vetvetes?” Thuaj: “A është i barabartë i verbëri me atë që sheh, ose, a janë të njëjta errësirat me dritën?” A mos i bënë All-llahut shokë (idhuj) e edhe zota krijuam si krijoi Ai dhe atyre u është bërë i ngjashëm (i paqartë) krijimi (e nuk po dinë se ciliështë krijim i Zotit, e cili i idhujve)? Thuaj: “All-llahu është krijues i çdo sendi, Ai është i vetmi ngadhënjyes!” |
|
1724 | 13 | 17 | أنزل من السماء ماء فسالت أودية بقدرها فاحتمل السيل زبدا رابيا ومما يوقدون عليه في النار ابتغاء حلية أو متاع زبد مثله كذلك يضرب الله الحق والباطل فأما الزبد فيذهب جفاء وأما ما ينفع الناس فيمكث في الأرض كذلك يضرب الله الأمثال |
| | | Ai e lëshon ujin (shiun) nga qielli e sipas madhësisë së tyre rrjedhin përrocka, kurse vele bart mbi vete shkumë të fryer lart. Shkuma e ngjashme është edhe ajo kur shkrihet (metal) në zjarr për të përfituar ndonjë stoli ose ndonjë mjet. Kështu, All-llahu sqaron shembullin e të së vërtetës dhe të pavërtetës. Për sa i përket shkumës (së ujit apo të metaleve), ajo hidhet si mbeturinë, ndërsa ajo që u sjell dobi njerëzve, ajo mbetet në tokë. Kësisoj All-llahu i sjell shembujt. |
|
1725 | 13 | 18 | للذين استجابوا لربهم الحسنى والذين لم يستجيبوا له لو أن لهم ما في الأرض جميعا ومثله معه لافتدوا به أولئك لهم سوء الحساب ومأواهم جهنم وبئس المهاد |
| | | Atyre që i janë përgjegjur Zotit të tyre u takon shpërblimi më i mirë, ndërsa ata që nuk iu përgjigjen Atij, ata do të japin si kompensim, sikur të ishte e tyre aqë shumë sa e gjithë pasuria tokësore edhe një herë aq. Ata kanë llogarinë më të rëndë, vendstrehimi i tyre është Xhehennemi që është shtrat i keq. |
|
1726 | 13 | 19 | أفمن يعلم أنما أنزل إليك من ربك الحق كمن هو أعمى إنما يتذكر أولو الألباب |
| | | A është i njejtë ai që e di se ajo që t’u shpall ty nga Zoti yt është e vërtetë, si ai që është i verbër? Vetëm njerëzit e arsyeshëm që kanë mendje të shëndoshë e kuptojnë të vërtetën. |
|
1727 | 13 | 20 | الذين يوفون بعهد الله ولا ينقضون الميثاق |
| | | Ata janë, të cilët e zbatojnë besën e dhënë All-llahut dhe nuk e thyejnë zotimin. |
|
1728 | 13 | 21 | والذين يصلون ما أمر الله به أن يوصل ويخشون ربهم ويخافون سوء الحساب |
| | | Dhe ata që e mbajnë lidhjen për të cilën All-llahu ka urdhëruar të mbahet, që frikësohen nga Zoti i tyre dhe nga llogaria e rëndë e përgjegjësisë. |
|
1729 | 13 | 22 | والذين صبروا ابتغاء وجه ربهم وأقاموا الصلاة وأنفقوا مما رزقناهم سرا وعلانية ويدرءون بالحسنة السيئة أولئك لهم عقبى الدار |
| | | Edhe ata që patën durim (ndaj të këqiave) për të fituar kënaqësinë e Zotit të tyre dhe që e falën namazin, dhe nga ajo me çka Ne i furnizuam ata kanë dhënë fshehtas e haptas dhe me të mirë e largojnë të keqen. Të tillët kanë përfundim më të mirë. |
|