نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
18 | 2 | 11 | وإذا قيل لهم لا تفسدوا في الأرض قالوا إنما نحن مصلحون |
| | | E kur atyre u thuhet: “Mos bëni ç’rregullira në tokë”! Ata thonë: “Ne jemi vetëm paqësues!” |
|
19 | 2 | 12 | ألا إنهم هم المفسدون ولكن لا يشعرون |
| | | A nuk janë vërtet ata ç’rregulluesit?; Por nuk kuptojnë! |
|
20 | 2 | 13 | وإذا قيل لهم آمنوا كما آمن الناس قالوا أنؤمن كما آمن السفهاء ألا إنهم هم السفهاء ولكن لا يعلمون |
| | | Dhe kur atyre u thuhet: Besoni sikurse besuan njerëzit! Ata thonë: “A të besojmë ashtu siç besuan mendjelehtit?” A nuk janë vërtet mu ata mendjelehtit?; Por nuk e dinë. |
|
21 | 2 | 14 | وإذا لقوا الذين آمنوا قالوا آمنا وإذا خلوا إلى شياطينهم قالوا إنا معكم إنما نحن مستهزئون |
| | | E kur i takojnë ata që besuan thonë: “Ne besojmë!” por kur veçohen me djajt e vet u thonë: “Ne jemi me ju, ne vetëm jemi tallur”. |
|
22 | 2 | 15 | الله يستهزئ بهم ويمدهم في طغيانهم يعمهون |
| | | All-llahu tallet me ta, dhe ua shton të këqiat duke i lënë të bredhin. |
|
23 | 2 | 16 | أولئك الذين اشتروا الضلالة بالهدى فما ربحت تجارتهم وما كانوا مهتدين |
| | | Të tillët janë ata që blenë lajthitjen me udhëzimin, pra nuk pati fitim tregëtia e tyre dhe ata nuk qenë të udhëzuar. |
|
24 | 2 | 17 | مثلهم كمثل الذي استوقد نارا فلما أضاءت ما حوله ذهب الله بنورهم وتركهم في ظلمات لا يبصرون |
| | | Shembulli i tyre është si shembulli i atij që ndezë një zjarr dhe posa ai ndriçon vendin përreth tij, All-llahu ua shuan dritën atyre dhe i lë në errësira, (dhe aty) nuk shohin. |
|
25 | 2 | 18 | صم بكم عمي فهم لا يرجعون |
| | | (Janë) Të shurdhër, memecë dhe të verbër, ata nuk kthehen (nga rruga e shtrembër). |
|
26 | 2 | 19 | أو كصيب من السماء فيه ظلمات ورعد وبرق يجعلون أصابعهم في آذانهم من الصواعق حذر الموت والله محيط بالكافرين |
| | | Ose (Shembulli i tyre është) si ndonjë shi i rreptë prej së larti me errësirë, me bubullimë e me vetëtimë, e prej frikës së vdekjes, nga rrufeja, ata vejnë gishtat në veshët e tyre. Po All-llahu është rrethues i mosbesimtarëve (atij nuk mund t’i shpëtojë askush). |
|
27 | 2 | 20 | يكاد البرق يخطف أبصارهم كلما أضاء لهم مشوا فيه وإذا أظلم عليهم قاموا ولو شاء الله لذهب بسمعهم وأبصارهم إن الله على كل شيء قدير |
| | | Vetëtima gati ua merrë të pamurit dhe, saherë që ajo u bënë dritë atyre, ata ecin në te, e kur u errësohet mbesin aty. E sikur të donte All-llahu, do t’ua merrte të dëgjuarit (me krismën e bubullimës) dhe të pamurit (me shkëndijën e vetëtimës). Vërtetë, All-llahu është i plotëfuqishëm për çdo gjë. |
|