نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
1502 | 11 | 29 | ويا قوم لا أسألكم عليه مالا إن أجري إلا على الله وما أنا بطارد الذين آمنوا إنهم ملاقو ربهم ولكني أراكم قوما تجهلون |
| | | O populli im! Për këtë unë nuk kërkoj prej jush pasuri, më shpërblen vetëm All-llahu. Dhe unë nuk po i përzë besimtarët, ata do të dalin para Zotit të tyre; por unë e shoh se jeni njerëz që nuk dini. |
|
1503 | 11 | 30 | ويا قوم من ينصرني من الله إن طردتهم أفلا تذكرون |
| | | O populli im! Kush do të më mbronte nga All-llahu sikur edhe ata t’i kisha përzënë? A nuk kujtoheni pak? |
|
1504 | 11 | 31 | ولا أقول لكم عندي خزائن الله ولا أعلم الغيب ولا أقول إني ملك ولا أقول للذين تزدري أعينكم لن يؤتيهم الله خيرا الله أعلم بما في أنفسهم إني إذا لمن الظالمين |
| | | Unë nuk ju them se te unë janë depot e All-llahut, edhe të padukshmen nuk e di, e as që ju them: “Unë jam engjull, e as që ju them për ata, të cilët ju i shikoni me nënçmim se All-llahu nuk do t’ju japë të mira; All-llahu e di më së miri se çka kanë ata në shpirtë – sepse atëherë do të isha gabimtar”. |
|
1505 | 11 | 32 | قالوا يا نوح قد جادلتنا فأكثرت جدالنا فأتنا بما تعدنا إن كنت من الصادقين |
| | | “O Nuh, - i thanë ata, - ti ke polemizuar me ne dhe ke diskutuar gjatë. Hajde, nëse flet të vërtetën, le të na godas ajo me çka po na kërcënohesh?” |
|
1506 | 11 | 33 | قال إنما يأتيكم به الله إن شاء وما أنتم بمعجزين |
| | | “Atë do ta bëjë vetëm All-llahu, nëse do – tha ai – dhe ju nuk mund ti shpëtoni”. |
|
1507 | 11 | 34 | ولا ينفعكم نصحي إن أردت أن أنصح لكم إن كان الله يريد أن يغويكم هو ربكم وإليه ترجعون |
| | | Këshilla ime nuk ju bën dobi, nëse All-llahu do t’ju lërë të humbur, kushedi sa të dëshiroj unë të ju këshilloj. Ai është Zoti juaj dhe te ai do të ktheheni”. |
|
1508 | 11 | 35 | أم يقولون افتراه قل إن افتريته فعلي إجرامي وأنا بريء مما تجرمون |
| | | A po thonë se ai e trillon!? Thuaj: “Nëse e trilloj është mëkati im, por unë jam larg mëkateve që bëni ju”. |
|
1509 | 11 | 36 | وأوحي إلى نوح أنه لن يؤمن من قومك إلا من قد آمن فلا تبتئس بما كانوا يفعلون |
| | | Dhe Nuhit i qe shpallur: “Askush tjetër nga populli yt nuk do të besojë, përveç atyre që janë besimtarë, prandaj mos u pikëllo për atë çka bëjnë ata! |
|
1510 | 11 | 37 | واصنع الفلك بأعيننا ووحينا ولا تخاطبني في الذين ظلموا إنهم مغرقون |
| | | Dhe bëre anijen nën mbikqyrjen tonë dhe me frymëzimin tonë, dhe mos fol më për ata që bëjnë mizori – ata gjithqysh do të përmbyten!” |
|
1511 | 11 | 38 | ويصنع الفلك وكلما مر عليه ملأ من قومه سخروا منه قال إن تسخروا منا فإنا نسخر منكم كما تسخرون |
| | | Dhe ai e bëri anijen. Ndërsa paria e popullit të tij, sa herë që kalonin pranë tij, e tallnin. “Nëse ju na tallni neve – u thoshte ai – do t’ju tallim edhe ne juve, ashtu siç talleni ju, |
|