نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
1448 | 10 | 84 | وقال موسى يا قوم إن كنتم آمنتم بالله فعليه توكلوا إن كنتم مسلمين |
| | | Dhe Musa tha: “O populli im, nëse i besoni All-llahut, mbështetuni te Ai nëse jeni muslimanë!” |
|
1449 | 10 | 85 | فقالوا على الله توكلنا ربنا لا تجعلنا فتنة للقوم الظالمين |
| | | “Te All-llahu mbështetemi!” u përgjegjën ata. “O Zoti ynë, mos na bënë viktimë të një populli mizor!, |
|
1450 | 10 | 86 | ونجنا برحمتك من القوم الكافرين |
| | | Dhe me mëshirën tënde shpëtona nga populli që nuk beson!” |
|
1451 | 10 | 87 | وأوحينا إلى موسى وأخيه أن تبوآ لقومكما بمصر بيوتا واجعلوا بيوتكم قبلة وأقيموا الصلاة وبشر المؤمنين |
| | | Dhe ne i shpallëm Musaut dhe vëllait të tij që në Egjipt të ndrtojnë shtëpi për popujt e tyre të dyve, dhe shtëpitë tuaja bëni faltore dhe kryeni faljen! Ti përgëzoj besimtarët! |
|
1452 | 10 | 88 | وقال موسى ربنا إنك آتيت فرعون وملأه زينة وأموالا في الحياة الدنيا ربنا ليضلوا عن سبيلك ربنا اطمس على أموالهم واشدد على قلوبهم فلا يؤمنوا حتى يروا العذاب الأليم |
| | | Dhe Musa tha: “O Zoti ynë! Ti me të vërtetë u ke dhënë Faraonit dhe parisë së tij pasuri dhe stoli në jetën e kësaj bote, që të largohen nga rruga yte, o Zoti ynë, shkatërro pasurinë e tyre dhe gurëzojau zemrat e tyre, le të mos besojnë derisa të përjetojnë dënimin e dhembshëm!” |
|
1453 | 10 | 89 | قال قد أجيبت دعوتكما فاستقيما ولا تتبعان سبيل الذين لا يعلمون |
| | | “Është pranuar lutja e ju të dyve”, - tha Ai, - prandaj ju të dy qëndroni në rrugë të drejtë e kurrsesi mos pasoni rrugën e atyre që nuk dinë!” |
|
1454 | 10 | 90 | وجاوزنا ببني إسرائيل البحر فأتبعهم فرعون وجنوده بغيا وعدوا حتى إذا أدركه الغرق قال آمنت أنه لا إله إلا الذي آمنت به بنو إسرائيل وأنا من المسلمين |
| | | dhe ne i transferuam izraelitët përtej detit, kurse Faraoni dhe ushtarët e tij i ndoqën pas me urrejtje dhe armiqësi, derisa filloi të përmbytet, dhe ta: “Unë besoj se nuk ka Zot tjetër përveç atij të cilit i kanë besuar izraelitët, edhe unë jam nga muslimanët!” |
|
1455 | 10 | 91 | آلآن وقد عصيت قبل وكنت من المفسدين |
| | | A tash a? Kurse më parë ke qenë i padëgjueshëm dhe ke qenë mbrapshtan! |
|
1456 | 10 | 92 | فاليوم ننجيك ببدنك لتكون لمن خلفك آية وإن كثيرا من الناس عن آياتنا لغافلون |
| | | Prandaj sot do ta shpëtojmë vetëm trupin tënd që t’u shërbejë atyre që vijnë pas teje si argument. Megjithatë, shumë njerëz janë indiferent ndaj argumenteve tona. |
|
1457 | 10 | 93 | ولقد بوأنا بني إسرائيل مبوأ صدق ورزقناهم من الطيبات فما اختلفوا حتى جاءهم العلم إن ربك يقضي بينهم يوم القيامة فيما كانوا فيه يختلفون |
| | | Dhe ne i vendosëm izraelitët në një vend të mirë dhe i furnizuam me gjëra të mira dhe ata nuk u përçanë në mendime deri sa u erdhi dituria. Zoti yt, me siguri, do t’i gjykojë në ditën e kijametit lidhur me atë përse janë kundërshtuar. |
|