نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
1436 | 10 | 72 | فإن توليتم فما سألتكم من أجر إن أجري إلا على الله وأمرت أن أكون من المسلمين |
| | | E, nëse ktheheni (nuk i dëgjoni këshillat), unë prej jush nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi. Shpërblimi im është vetëm te Perëndia. Mua më është urdhëruar të jem në anën e muslimanëve”. |
|
1437 | 10 | 73 | فكذبوه فنجيناه ومن معه في الفلك وجعلناهم خلائف وأغرقنا الذين كذبوا بآياتنا فانظر كيف كان عاقبة المنذرين |
| | | Por, ata, e quajtën gënjeshtar, kurse Ne e shpëtuam atë dhe të gjithë ata që ishin në anije me të. Dhe i bëmë ata zëvendës (të atyre që u zhdukën) kurse, i fundosëm ata që përgënjeshtruan dokumentet Tona. Shikoje se si ishte përfundimi i atyre që ishin paralajmëruar. |
|
1438 | 10 | 74 | ثم بعثنا من بعده رسلا إلى قومهم فجاءوهم بالبينات فما كانوا ليؤمنوا بما كذبوا به من قبل كذلك نطبع على قلوب المعتدين |
| | | Pastaj, pas tij – u dërguam pejgamberë popujve të tyre e ata u sollën argumente atyre, por nuk deshën të besojnë atë që e kishin përgënjeshtruar më parë. Kështu, Ne, ua vulosim zemrat atyre, që kalojnë kufirin. |
|
1439 | 10 | 75 | ثم بعثنا من بعدهم موسى وهارون إلى فرعون وملئه بآياتنا فاستكبروا وكانوا قوما مجرمين |
| | | Pastaj, pas tyre, iu dërguam Musain dhe Harunin – Faraonit dhe parisë së tij – me mrekullitë Tona, por ata u sollën me mendjemadhësi (nuk besuan), meqë ishin popull mëkatarë: |
|
1440 | 10 | 76 | فلما جاءهم الحق من عندنا قالوا إن هذا لسحر مبين |
| | | kur u erdhi e Vërteta prej Nesh, ata thanë: “Kjo, me të vërtetë, është magji e qartë!” |
|
1441 | 10 | 77 | قال موسى أتقولون للحق لما جاءكم أسحر هذا ولا يفلح الساحرون |
| | | Musai tha: “A mos vallë, për të Vërtetën thuani (se është magji), pasi që ju ka ardhur juve? A kjo është, magji? E, magjistarët nuk shpëtojnë!” |
|
1442 | 10 | 78 | قالوا أجئتنا لتلفتنا عما وجدنا عليه آباءنا وتكون لكما الكبرياء في الأرض وما نحن لكما بمؤمنين |
| | | E, ata thanë: “A mos ke ardhur ti të na kthesh neve nga ajo, në të cilën i kemi gjetur etërit tonë, e ju të dyve t’u takojë pushteti në Tokë? E, nuk duam t’u besojmë ju dyve!” |
|
1443 | 10 | 79 | وقال فرعون ائتوني بكل ساحر عليم |
| | | Faraoni tha: “M’i sillni të gjithë magjistarët e shkathët!” |
|
1444 | 10 | 80 | فلما جاء السحرة قال لهم موسى ألقوا ما أنتم ملقون |
| | | Pasi erdhën magjistarët, Musai u tha: “Hedhni ç’keni për të hedhur!” |
|
1445 | 10 | 81 | فلما ألقوا قال موسى ما جئتم به السحر إن الله سيبطله إن الله لا يصلح عمل المفسدين |
| | | E, kur i hodhën ata, Musai tha: “Atë që e keni sjellë ju, është magji. Me të vërtetë, Perëndia do ta shkatërrojë atë. Perëndia, me siguri, nuk do ta forcojë punën e ngatërrestarëve. |
|