نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
1388 | 10 | 24 | إنما مثل الحياة الدنيا كماء أنزلناه من السماء فاختلط به نبات الأرض مما يأكل الناس والأنعام حتى إذا أخذت الأرض زخرفها وازينت وظن أهلها أنهم قادرون عليها أتاها أمرنا ليلا أو نهارا فجعلناها حصيدا كأن لم تغن بالأمس كذلك نفصل الآيات لقوم يتفكرون |
| | | Me të vërtetë, jeta e kësaj bote i shembëllen shiut që Na e lëshojmë nga qielli, me të përzihen bimët e tokës, me të cilat ushqehen njerëzit dhe shtazët. E, kur Toka të vishet dhe zbukurohet, dhe kur banorët e saj mendojnë se ata janë zotërues të saj, (atëherë) u vie urdhëri Ynë, natën ose ditën, dhe Na e bëjmë atë si të ketë qenë e korrur, thuajse nuk kishte ekzistuar dje. Kështu, Na ua shpjegojmë argumentet, njerëzve që mendojnë. |
|
1389 | 10 | 25 | والله يدعو إلى دار السلام ويهدي من يشاء إلى صراط مستقيم |
| | | Perëndia i thërret njerëzit në Shtëpinë e shpëtimit (xhennetit) dhe Ai e udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë. |
|
1390 | 10 | 26 | للذين أحسنوا الحسنى وزيادة ولا يرهق وجوههم قتر ولا ذلة أولئك أصحاب الجنة هم فيها خالدون |
| | | Ata që bëjnë mirë, do të kenë shpërblim të mirë, e edhe më tepër! Fytyrat e tyre nuk do t’i mbulojë errësira as poshtërimi. Ata do të jenë banorë të xhennetit, në të cilin do të banojnë përherë. |
|
1391 | 10 | 27 | والذين كسبوا السيئات جزاء سيئة بمثلها وترهقهم ذلة ما لهم من الله من عاصم كأنما أغشيت وجوههم قطعا من الليل مظلما أولئك أصحاب النار هم فيها خالدون |
| | | E ata, që kanë bërë vepra të këqia, kanë dënim gjegjës për atë të keqe dhe ata do t’i mbulojë poshtërimi. Ata nuk do të kenë askend që t’i mbrojnë nga dënimi i Perëndisë. Fytyrat e tyre thuajse iu kanë mbuluar me hije të errësirës së natës. Këta do të jenë banorët e zjarrit dhe në to do të qëndrojnë përgjithmonë. |
|
1392 | 10 | 28 | ويوم نحشرهم جميعا ثم نقول للذين أشركوا مكانكم أنتم وشركاؤكم فزيلنا بينهم وقال شركاؤهم ما كنتم إيانا تعبدون |
| | | (Kujtoje) kur do t’i tubojmë të gjithë ata që i kanë bërë shok Perëndisë dhe t’u themi: “Rrini në vendet tuaja ju dhe idhujtë tuaj!” E, do t’i ndajmë ata. Dhe idhujtë e tyre do të thonë: “Ju nuk na keni adhuruar neve. |
|
1393 | 10 | 29 | فكفى بالله شهيدا بيننا وبينكم إن كنا عن عبادتكم لغافلين |
| | | Mjafton Perëndia të jetë dëshmitar në mesh nesh dhe jush. Na, me të vërtetë, kemi qenë të pakujdesshëm ndaj adhurimit tuaj”. |
|
1394 | 10 | 30 | هنالك تبلو كل نفس ما أسلفت وردوا إلى الله مولاهم الحق وضل عنهم ما كانوا يفترون |
| | | Aty (atë ditë), çdokush do të paguhet për atë që ka punuar më parë dhe do t’i kthehen Perëndisë, Zotit të tyre të vërtetë, e do të zhduken ato që i kanë trilluar ata (idhujtë). |
|
1395 | 10 | 31 | قل من يرزقكم من السماء والأرض أمن يملك السمع والأبصار ومن يخرج الحي من الميت ويخرج الميت من الحي ومن يدبر الأمر فسيقولون الله فقل أفلا تتقون |
| | | Thuaj: “Kush ju ushqen juve nga qielli dhe Toka? Ose, kush mund të krijojë të dëgjuarit dhe të pamurit? Dhe kush mund të nxjerrë të gjallin nga i vdekuri dhe të vdekurin nga i gjalli? Dhe kush i drejton gjërat? Ata do të thonë: “Perëndia”. E ti (o Muhammed!) thuaj: “E, përse atëherë nuk i ruheni atij?” |
|
1396 | 10 | 32 | فذلكم الله ربكم الحق فماذا بعد الحق إلا الضلال فأنى تصرفون |
| | | Ky është Perëndia, Zoti juaj i vërtetë. E, çka keni pas së vërtetës, përpos humbjes? E, ku shkoni ju atëherë? |
|
1397 | 10 | 33 | كذلك حقت كلمت ربك على الذين فسقوا أنهم لا يؤمنون |
| | | Kështu u sendërtua (realizua) fjala e Zotit tënd, te ata që bënë çrregullime; se, me të vërtetë, ata nuk do të besojnë. |
|