نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
1374 | 10 | 10 | دعواهم فيها سبحانك اللهم وتحيتهم فيها سلام وآخر دعواهم أن الحمد لله رب العالمين |
| | | lutja e tyre në to (kopshtije) është: “Qofsh i lavdëruar o Zot!” e përshëndetja e tyre në të: “Selam” e lutja e tyre e fundit është: “Falenderojmë Perëndinë, Zotin e gjithësisë!” |
|
1375 | 10 | 11 | ولو يعجل الله للناس الشر استعجالهم بالخير لقضي إليهم أجلهم فنذر الذين لا يرجون لقاءنا في طغيانهم يعمهون |
| | | Sikur Perëndia, t’ua shpejtonte të keqen njerëzve, ashtu siç e dëshirojnë ata shpejt të mirën, ata me të vërtetë, do të zhdukeshin. E, Ne, megjithatë, ata që nuk shpresojnë takimin Tonë – i lëmë që të bredhin andej e këndej në humbjet e tyre. |
|
1376 | 10 | 12 | وإذا مس الإنسان الضر دعانا لجنبه أو قاعدا أو قائما فلما كشفنا عنه ضره مر كأن لم يدعنا إلى ضر مسه كذلك زين للمسرفين ما كانوا يعملون |
| | | E, kur njeriun ta gjejë e keqja, atëherë Na lutet: shtrirë, ose ulur, ose në këmbë (në çdo mënyrë). E, posa Na t’ia largojmë të keqen atij, vazhdon – thuajse nuk Na është lutur për fatkeqësinë që e ka goditur. Kështu plangësprishësve (batakqinjëve) iu zbukurohet ajo që punojnë. |
|
1377 | 10 | 13 | ولقد أهلكنا القرون من قبلكم لما ظلموا وجاءتهم رسلهم بالبينات وما كانوا ليؤمنوا كذلك نجزي القوم المجرمين |
| | | Na i kemi zhdukur madje – shumë popuj para jush, përse kanë bërë zullum. Dhe pejgamberët e tyre, u kanë sjellë atyre dokumente të qarta, por ata nuk kanë besuar. Kështu Na i dënojmë njerëzit e këqinj. |
|
1378 | 10 | 14 | ثم جعلناكم خلائف في الأرض من بعدهم لننظر كيف تعملون |
| | | Pastaj u kemi bërë juve pas tyre – zëvendës në Tokë, për të parë se si do të veproni. |
|
1379 | 10 | 15 | وإذا تتلى عليهم آياتنا بينات قال الذين لا يرجون لقاءنا ائت بقرآن غير هذا أو بدله قل ما يكون لي أن أبدله من تلقاء نفسي إن أتبع إلا ما يوحى إلي إني أخاف إن عصيت ربي عذاب يوم عظيم |
| | | E, kur t’ju lexohen ajetet Tona, të qarta, atëherë thonë ata, që nuk shpresojnë se do të dalin para Nesh: “Na sjell ti ndonjë Kur’an tjetër ose ndërroje atë!” Thuaj (o Muhammed): “Është e pamundur ta ndërroj unë atë – nga ana ime. Unë shkoj vetëm pas asaj që më është shpallë. Unë druaj – nëse i kundërshtoj Zotit tim – dënimit të Ditës së Madhe”. |
|
1380 | 10 | 16 | قل لو شاء الله ما تلوته عليكم ولا أدراكم به فقد لبثت فيكم عمرا من قبله أفلا تعقلون |
| | | Thuaj: “Sikur të kishte dashur Perëndia, unë nuk do t’jua mësoja dhe as që do të bënte Ai që ta mësoni ju atë. Unë kam jetuar një kohë (të gjatë) në mesin tuaj – para Pejgamberllëkut, a nuk po mendoni?” |
|
1381 | 10 | 17 | فمن أظلم ممن افترى على الله كذبا أو كذب بآياته إنه لا يفلح المجرمون |
| | | Kush është zullumqar më i madh se ai që trillon gënjeshtra për Perëndinë ose që i përgënjeshtron ajetet e Tij?! Me të vërtetë, mëkatarët nuk kanë shpëtim. |
|
1382 | 10 | 18 | ويعبدون من دون الله ما لا يضرهم ولا ينفعهم ويقولون هؤلاء شفعاؤنا عند الله قل أتنبئون الله بما لا يعلم في السماوات ولا في الأرض سبحانه وتعالى عما يشركون |
| | | Ata adhurojnë – përveç Perëndisë – atë që as nuk u bënë dëm, as nuk u sjell dobi dhe thonë: “Këta janë ndërmjetësit tonë te Perëndia! Thuaj: “A mundeni ju t’i tregoni Perëndisë se në qiej dhe në Tokë ekziston diçka që nuk e di Ai?!” Qoftë lavdëruar Ai dhe lartë qoftë nga ajo që i bëjnë shok Atij! |
|
1383 | 10 | 19 | وما كان الناس إلا أمة واحدة فاختلفوا ولولا كلمة سبقت من ربك لقضي بينهم فيما فيه يختلفون |
| | | Të gjithë njerëzit kanë qenë vetëm një popull (të një feje), e pastaj u kundërshtuan (u përçanë). E, sikur të mos ishte thënë më parë fjala nga Zoti yt (për shtyerjen e dënimit), atëherë do të gjykoheshin në mes tyre, për atë që nuk u pajtuan. |
|