نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
1356 | 9 | 121 | ولا ينفقون نفقة صغيرة ولا كبيرة ولا يقطعون واديا إلا كتب لهم ليجزيهم الله أحسن ما كانوا يعملون |
| | | dhe nuk do të japin kontribut as të vogël as të madh, as nuk do të kapërcejnë kurrfarë lugine e që ajo të mos u shënohet atyre. Le t’i shpërblen Perëndia, ata më mirë se që kanë punuar! |
|
1357 | 9 | 122 | وما كان المؤمنون لينفروا كافة فلولا نفر من كل فرقة منهم طائفة ليتفقهوا في الدين ولينذروا قومهم إذا رجعوا إليهم لعلهم يحذرون |
| | | Nuk duhet të shkojnë (në ushtri) të gjithë besimtarët. E, pse të mos shkojë prej çdo grupi nga një njësi, që të mësohet në besim dhe kur të kthehet tek ata të këshillojë popullin e vet që t’i druajnë Perëndisë. |
|
1358 | 9 | 123 | يا أيها الذين آمنوا قاتلوا الذين يلونكم من الكفار وليجدوا فيكم غلظة واعلموا أن الله مع المتقين |
| | | O besimtarë! Luftoni kundër mohuesve, që gjenden afër jush dhe le ta ndiejnë ata ashpërsinë tuaj. Dhe, dinie se Perëndia është me ata që ruhen nga mëkatet. |
|
1359 | 9 | 124 | وإذا ما أنزلت سورة فمنهم من يقول أيكم زادته هذه إيمانا فأما الذين آمنوا فزادتهم إيمانا وهم يستبشرون |
| | | E, kur të shpallet ndonjë sure, disa prej tyre thonë: “Kujt prej jush kjo do t’ia shtojë besimn?” Sa i përket besimtarëve, atyre (kjo sure) ua shton besimin, dhe ata do të gëzohen, |
|
1360 | 9 | 125 | وأما الذين في قلوبهم مرض فزادتهم رجسا إلى رجسهم وماتوا وهم كافرون |
| | | e sa u përket atyre, zemrat e të cilëve janë të sëmura (me hipokrizi), atyre ua shton mohimin në mohimin që kanë dhe ata vdesin si mohues. |
|
1361 | 9 | 126 | أولا يرون أنهم يفتنون في كل عام مرة أو مرتين ثم لا يتوبون ولا هم يذكرون |
| | | Vallë, a nuk shohin ata se çdo vit, një herë ose dy herë vihen në sprovë, e megjithatë, përsëri, as nuk pendohen as nuk këshillohen. |
|
1362 | 9 | 127 | وإذا ما أنزلت سورة نظر بعضهم إلى بعض هل يراكم من أحد ثم انصرفوا صرف الله قلوبهم بأنهم قوم لا يفقهون |
| | | E, kur të shpallet ndonjë sure (që i qorton hipokritët), ata shikojnë njëri-tjetrin (dhe thonë): “A po ju sheh ndokush?” pastaj kthehen. Perëndia i shmangë zemrat e tyre, sepse ata janë popull që nuk kuptojnë! |
|
1363 | 9 | 128 | لقد جاءكم رسول من أنفسكم عزيز عليه ما عنتم حريص عليكم بالمؤمنين رءوف رحيم |
| | | Nga gjiu juaj u erdhi një pejgamber. Atij i vjen rëndë për mëkatet që bëni ju, por ai përpiqet që ju të shkoni rrugës së drejtë, dhe ndaj besimtarëve është i butë dhe mëshirues. |
|
1364 | 9 | 129 | فإن تولوا فقل حسبي الله لا إله إلا هو عليه توكلت وهو رب العرش العظيم |
| | | E, nëse ata zmbrapsen, thuaj: “Më mjafton mua Perëndia, s’ka zot tjetër përveç Tij. Unë mbështetem tek Ai, dhe Ai është Zot i gjithësisë madhështore (Arshit të Madh)!” |
|
1365 | 10 | 1 | بسم الله الرحمن الرحيم الر تلك آيات الكتاب الحكيم |
| | | Elif Lâm Râ. Këto janë versetet e Librit plot dijeni. |
|