نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
1330 | 9 | 95 | سيحلفون بالله لكم إذا انقلبتم إليهم لتعرضوا عنهم فأعرضوا عنهم إنهم رجس ومأواهم جهنم جزاء بما كانوا يكسبون |
| | | Ata betohen në Perëndinë, kur të ktheheni ju te ata, që të shmangeni prej tyre; pra, shmanguni prej tyre! Ata janë të ndytë dhe strehimi i tyre është skëterra. Ky është dënimi për veprat e tyre. |
|
1331 | 9 | 96 | يحلفون لكم لترضوا عنهم فإن ترضوا عنهم فإن الله لا يرضى عن القوم الفاسقين |
| | | Ata u betohen juve, që të jeni të kënaqur me ta. Nëse ju do të jeni të kënaqur me ta, Perëndia, me siguri, nuk është i kënaqur me popullin ngatërrestar. |
|
1332 | 9 | 97 | الأعراب أشد كفرا ونفاقا وأجدر ألا يعلموا حدود ما أنزل الله على رسوله والله عليم حكيم |
| | | Beduinët janë mohuesit dhe hipokritët më të mëdhenj (se tjerët) dhe është e kuptueshme, që nuk i njohin dispozitat që ia ka shpallur Perëndia – Pejgamberit të Tij. E, Perëndia, është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm. |
|
1333 | 9 | 98 | ومن الأعراب من يتخذ ما ينفق مغرما ويتربص بكم الدوائر عليهم دائرة السوء والله سميع عليم |
| | | Ndër beduinët ka të atillë, që shpenzimin në rrugë të Perëndisë e konsiderojnë si humbje, e presin që t’u godet juve fatkeqësia. Le t’i godet ata vallja e fatkeqësisë! E, Perëndia, i dëgjon dhe i di të gjitha. |
|
1334 | 9 | 99 | ومن الأعراب من يؤمن بالله واليوم الآخر ويتخذ ما ينفق قربات عند الله وصلوات الرسول ألا إنها قربة لهم سيدخلهم الله في رحمته إن الله غفور رحيم |
| | | E ka nga beduinët, që besojnë Perëndinë dhe Ditën e Kijametit dhe atë që e kanë shpenzuar (në rrugën e Perëndisë), e marrin për afrim te Perëndia dhe meritimin e bekimit të Pejgamberit. E, me të vërtetë, ai shpenzim i tyre, është afrim i tyre (te Perëndia). Perëndia ata do t’i shpie në mëshirën e Vet. Se, Perëndia, me të vërtetë, është falës dhe mëshirues. |
|
1335 | 9 | 100 | والسابقون الأولون من المهاجرين والأنصار والذين اتبعوهم بإحسان رضي الله عنهم ورضوا عنه وأعد لهم جنات تجري تحتها الأنهار خالدين فيها أبدا ذلك الفوز العظيم |
| | | Perëndia është i kënaqur me muslimanët e parë, muhaxhirët dhe ensarët (ndihmëtarët e Pejgamberit) dhe të gjithë ata që i pasuan në të mira, por edhe ata janë të kënaqur me Te; Perëndia për ta ka përgatitur kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku ata do të jetojnë vazhdimisht dhe përgjithmonë. Kjo është fitore e madhe! |
|
1336 | 9 | 101 | وممن حولكم من الأعراب منافقون ومن أهل المدينة مردوا على النفاق لا تعلمهم نحن نعلمهم سنعذبهم مرتين ثم يردون إلى عذاب عظيم |
| | | Ka beduin në mjedisin tuaj që janë hipokritë, por ka edhe ndër banorët e Medinës, që janë të shkathët në hipokrizi. Ti nuk i di ata. Na i dimë. Na do t’i dënojmë ata – dy herë e pastaj, do të kthehen në dënimin e madh. |
|
1337 | 9 | 102 | وآخرون اعترفوا بذنوبهم خلطوا عملا صالحا وآخر سيئا عسى الله أن يتوب عليهم إن الله غفور رحيم |
| | | Ndërkaq, disa të tjerë i pranojnë mëkatet e veta, sepse, i kanë përzier veprat e mira me të këqijat. Ka gjasë, që Perëndia, t’u pranojë pendimin e tyre. Me të vërtetë, Perëndia është falës dhe mëshirues. |
|
1338 | 9 | 103 | خذ من أموالهم صدقة تطهرهم وتزكيهم بها وصل عليهم إن صلاتك سكن لهم والله سميع عليم |
| | | Merr nga pasuria e tyre lëmoshë me të cilën do t’i pastrojë ata dhe me të cilën do t’u rrisish veprat e mira. Lutu për ta. Me të vërtetë, lutja juaj është qetësim për ta. Dhe, Perëndia, i dëgjon dhe i di të gjitha. |
|
1339 | 9 | 104 | ألم يعلموا أن الله هو يقبل التوبة عن عباده ويأخذ الصدقات وأن الله هو التواب الرحيم |
| | | A nuk e dinë ata, se vetëm Perëndia pranon pendimin nga robërit e vet dhe pranon lëmoshë, dhe se vetëm Ai është pranues i pendimeve dhe mëshirues. |
|