نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
1277 | 9 | 42 | لو كان عرضا قريبا وسفرا قاصدا لاتبعوك ولكن بعدت عليهم الشقة وسيحلفون بالله لو استطعنا لخرجنا معكم يهلكون أنفسهم والله يعلم إنهم لكاذبون |
| | | Sikur ajo të ishte një gjë e afërt dhe udhëtimi mesatar, ata do të pasonin ty. Por atyre iu dukë rrugë e largët. Dhe ata do të betohen në Perëndinë: “Sikur të kishim mundur, me siguri do të dilnim bashkë me ju”; dhe kështu ata e shkatërrojnë vetveten, e Perëndia e di se ata janë gënjeshtarë. |
|
1278 | 9 | 43 | عفا الله عنك لم أذنت لهم حتى يتبين لك الذين صدقوا وتعلم الكاذبين |
| | | Të faltë Perëndia ty: që u lejove atyre (të mungojnë nga lufta); derisa të kuptosh, se kush të flet të vërtetën dhe derisa t’i njohësh gënjeshtarët. |
|
1279 | 9 | 44 | لا يستأذنك الذين يؤمنون بالله واليوم الآخر أن يجاهدوا بأموالهم وأنفسهم والله عليم بالمتقين |
| | | Nga ti nuk do të kërkojnë leje (të mungojnë), për të luftuar me pasurinë dhe trupin e tyre, ata që besojnë në Perëndinë dhe Ditën e Kijametit. E, Perëndia i di mirë ata që ruhen nga mëkatet. |
|
1280 | 9 | 45 | إنما يستأذنك الذين لا يؤمنون بالله واليوم الآخر وارتابت قلوبهم فهم في ريبهم يترددون |
| | | Nga ti do të kërkojnë leje, vetëm ata që nuk besojnë në Perëndinë dhe Ditën e Kijametit dhe zemrat e atyre që dyshojnë. Ata, luhaten në dyshimin e vet. |
|
1281 | 9 | 46 | ولو أرادوا الخروج لأعدوا له عدة ولكن كره الله انبعاثهم فثبطهم وقيل اقعدوا مع القاعدين |
| | | E, sikur ata të donin të shkonin (në luftë), do ta përgatisnin pajisjen për të; por Perëndia nuk e pëlqeu shkuarjen e tyre në luftë, e prandaj, i pengoi ata me dembeli. Dhe atyre u është thënë: “Rrini me ata që janë ulur (si pleq e të sëmurë)!” |
|
1282 | 9 | 47 | لو خرجوا فيكم ما زادوكم إلا خبالا ولأوضعوا خلالكم يبغونكم الفتنة وفيكم سماعون لهم والله عليم بالظالمين |
| | | Sikur të kishin dalë me ju, ata do t’u shtonin juve vetëm të keqe dhe, në mesin tuaj do të shtinin ngatërresa, duke ju dëshiruar të keqen. E, në mesin tuaj ka edhe përgjues të tyre. E Perëndia i di zullumqarët. |
|
1283 | 9 | 48 | لقد ابتغوا الفتنة من قبل وقلبوا لك الأمور حتى جاء الحق وظهر أمر الله وهم كارهون |
| | | Ata edhe më parë përpiqeshin të të bëjnë ngatërresa dhe t’i pshtjellojnë punët e tua, derisa erdhi e Vërteta dhe u tregua e qartë feja e Perëndisë, e ata e urrenin këtë. |
|
1284 | 9 | 49 | ومنهم من يقول ائذن لي ولا تفتني ألا في الفتنة سقطوا وإن جهنم لمحيطة بالكافرين |
| | | Disa prej tyre thonë: “Më lejo (të mungoj në luftë) dhe mos më ço në sprovë!” Qe, ata, ranë pikërisht në sprovë. Me të vërtetë, skëterra i përfshinë mohuesit. |
|
1285 | 9 | 50 | إن تصبك حسنة تسؤهم وإن تصبك مصيبة يقولوا قد أخذنا أمرنا من قبل ويتولوا وهم فرحون |
| | | Nëse të gjen ty ndonjë e mirë, ata hidhërohen, e nëse të godet ndonjë e keqe, ata thonë: “Na, edhe më parë kemi qenë të matur, dhe kthehen te të vetët me gëzim. |
|
1286 | 9 | 51 | قل لن يصيبنا إلا ما كتب الله لنا هو مولانا وعلى الله فليتوكل المؤمنون |
| | | Thuaj: “Do të na godas vetëm ajo që na ka caktuar Perëndia, Ai është Zoti ynë dhe vetëm te Perëndia le të mbështeten besimtarët!” |
|