نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
1274 | 9 | 39 | إلا تنفروا يعذبكم عذابا أليما ويستبدل قوما غيركم ولا تضروه شيئا والله على كل شيء قدير |
| | | Nëse nuk shkoni në luftë, Ai do t’ju dënojë me një dënim të dhembshëm dhe do t’ju zëvendësojë me popull tjetër, dhe ju nuk mund t’i bëni asgjë. All-llahu ka mundësi për çdo send. |
|
1275 | 9 | 40 | إلا تنصروه فقد نصره الله إذ أخرجه الذين كفروا ثاني اثنين إذ هما في الغار إذ يقول لصاحبه لا تحزن إن الله معنا فأنزل الله سكينته عليه وأيده بجنود لم تروها وجعل كلمة الذين كفروا السفلى وكلمة الله هي العليا والله عزيز حكيم |
| | | Nëse ju nuk i ndihmoni, ani – e ka ndihmuar All-llahu atëherë kur ata të cilët nuk besojnë e përzuanë. Atëherë me të ishte vetëm shoku i tij, kur ishin të dy në shpellë dhe kur i tha shokut të vet: “Mos u brengos, All-llahu është me ne!” Andaj All-llahu e qetësoi atë, kurse këtë e përkrahu me një ushtri të cilën ju nuk e keni parë dhe bëri që fjala e mosbesimtarëve të jetë më e ulëta, kurse fjala e All-llahut, ajo është më e larta. All-llahu është i fortë i urtë. |
|
1276 | 9 | 41 | انفروا خفافا وثقالا وجاهدوا بأموالكم وأنفسكم في سبيل الله ذلكم خير لكم إن كنتم تعلمون |
| | | Dilni në luftë, qofshi të dobët a të fortë, dhe luftoni për hirë të All-llahut me mish e me shpirt! Nëse e dini, kjo është më mirë. |
|
1277 | 9 | 42 | لو كان عرضا قريبا وسفرا قاصدا لاتبعوك ولكن بعدت عليهم الشقة وسيحلفون بالله لو استطعنا لخرجنا معكم يهلكون أنفسهم والله يعلم إنهم لكاذبون |
| | | Sikur fitorja të ishte afër dhe ekspedita jo fort larg, do të vinin pas, por kjo rrugë i është dukur e rëndë. Dhe ata do të betohen në All-llahun “Të kishim mundur, njëmend patëm me dalë me ju”, dhe ashtu e shkatërrojnë vetveten, sepse All-llahu di se ata janë, njëmend, rrenacakë. |
|
1278 | 9 | 43 | عفا الله عنك لم أذنت لهم حتى يتبين لك الذين صدقوا وتعلم الكاذبين |
| | | All-llahu ta ka falur që i ke lejuar të mungojnë, derisa u binde se cilët prej tyre flasin të vërtetën dhe i njofte gënjeshtarët. |
|
1279 | 9 | 44 | لا يستأذنك الذين يؤمنون بالله واليوم الآخر أن يجاهدوا بأموالهم وأنفسهم والله عليم بالمتقين |
| | | Ata që i besojnë All-llahut dhe botës tjetër nuk kërkojnë prej teje leje që të luftojnë, me mish e me shpirt. All-llahu i di mirë të devotshmit. |
|
1280 | 9 | 45 | إنما يستأذنك الذين لا يؤمنون بالله واليوم الآخر وارتابت قلوبهم فهم في ريبهم يترددون |
| | | Prej teje do të kërkojnë leje vetëm ata që nuk i besojnë All-llahut dhe botës tjetër dhe zemrat e të cilëve dyshojnë, andaj edhe në dyshimin e tyre janë të pavendosur. |
|
1281 | 9 | 46 | ولو أرادوا الخروج لأعدوا له عدة ولكن كره الله انبعاثهم فثبطهم وقيل اقعدوا مع القاعدين |
| | | Sikur të kishin dëshiruar të dalin me siguri do të përgatiteshin për këtë, por All-llahu nuk ka dashur të shkojnë, prandaj i ndali, dhe u pat thënë: “Rrini me ata të cilët rrinë!” |
|
1282 | 9 | 47 | لو خرجوا فيكم ما زادوكم إلا خبالا ولأوضعوا خلالكم يبغونكم الفتنة وفيكم سماعون لهم والله عليم بالظالمين |
| | | Po të niseshin me ju, ata vetëm do t’ju pengonin dhe shpejt do të shkaktonin përçarjen ndërmjet jush, sepse edhe ndërmjet jush ka të tillë që i dëgjojnë me andje. Mirëpo, All-llahu i di mizorët. |
|
1283 | 9 | 48 | لقد ابتغوا الفتنة من قبل وقلبوا لك الأمور حتى جاء الحق وظهر أمر الله وهم كارهون |
| | | Ata edhe më përpara kanë dëshiruar përçarje dhe të kanë pas bërë dredhi, derisa përkundër dëshirës s ëtyre, ngadhnjen e vërteta dhe mbizotëroi norma e All-llahut. |
|