نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
1268 | 9 | 33 | هو الذي أرسل رسوله بالهدى ودين الحق ليظهره على الدين كله ولو كره المشركون |
| | | Ai është i cili ka dërguar Profetin e vet me udhëzim dhe fe të drejtë për ta shquar mbi të gjitha fetë, edhe pse politeistët e urrejnë. |
|
1269 | 9 | 34 | يا أيها الذين آمنوا إن كثيرا من الأحبار والرهبان ليأكلون أموال الناس بالباطل ويصدون عن سبيل الله والذين يكنزون الذهب والفضة ولا ينفقونها في سبيل الله فبشرهم بعذاب أليم |
| | | O besimtarë, me të vërtetë shumë shenjtër dhe murg në mënyrë të palejuar e hanë pasurinë e huaj dhe shmangen nga rruga e All-llahut. Ata të cilët deponojnë ar dhe argjend, dhe nuk e shpenzojnë për hirë të All-llahut, përgëzoi për një dënim të dhembshëm, |
|
1270 | 9 | 35 | يوم يحمى عليها في نار جهنم فتكوى بها جباههم وجنوبهم وظهورهم هذا ما كنزتم لأنفسكم فذوقوا ما كنتم تكنزون |
| | | Atë ditë kur ajo të shkëlqejë në zjarrin e xhehennemit, e me atë do të vulosen ballërat dhe kryqet (belët) e shpinët e tyre. “Kjo është ajo që e keni deponuar për vete, shijone pra atë çka e kei deponuar!” |
|
1271 | 9 | 36 | إن عدة الشهور عند الله اثنا عشر شهرا في كتاب الله يوم خلق السماوات والأرض منها أربعة حرم ذلك الدين القيم فلا تظلموا فيهن أنفسكم وقاتلوا المشركين كافة كما يقاتلونكم كافة واعلموا أن الله مع المتقين |
| | | Numri i muajve të All-llahut është dymbëdhejtë, në librin e All-llahut, prej ditës që krijoi qiejtë dhe tokën, e nga këta, katër janë të shenjtë. Ajo është fe e qëndrueshme. Në këto mos bëni mëkate dhe luftoni kundër politeistëve, pa përjashtim, siç luftojnë ata të gjithë kundër jush, dhe ta dini se All-llahu është nën anën e atyre të cilët i frikësohen All-llahut. |
|
1272 | 9 | 37 | إنما النسيء زيادة في الكفر يضل به الذين كفروا يحلونه عاما ويحرمونه عاما ليواطئوا عدة ما حرم الله فيحلوا ما حرم الله زين لهم سوء أعمالهم والله لا يهدي القوم الكافرين |
| | | Zhvendosja e muajve të shenjtë vetëm se e rritë mosbesimin me çka po zhyten në humbje mosbesimtarët: disa vite i shpallin të lejuara, kurse disa vite i konsiderojnë të shenjtë për të plotësuar numrin e atyre muajve që All-llahu i ka bërë të shenjtë dhe i mbajnë si të zakonshëm ata që All-llahu i ka bërë të shenjtë. Atyre u janë dukur të bukura veprat e tyre të shëmtuara. Dhe All-llahu nuk i përudhë njerëzit mosbesimtarë. |
|
1273 | 9 | 38 | يا أيها الذين آمنوا ما لكم إذا قيل لكم انفروا في سبيل الله اثاقلتم إلى الأرض أرضيتم بالحياة الدنيا من الآخرة فما متاع الحياة الدنيا في الآخرة إلا قليل |
| | | O besimtarë, ç’u bë me ju kur u qe thënë: “Nisuni në luftë për hirë të All-llahut!” ju sikur u farkuat për toke? A jeni më të kënaqur me jetën e kësaj bote se sa me atë të botës tjetër? Kënaqësia e kësaj bote, pra, në krahasim me atë të asaj bote, është kurrgjësend. |
|
1274 | 9 | 39 | إلا تنفروا يعذبكم عذابا أليما ويستبدل قوما غيركم ولا تضروه شيئا والله على كل شيء قدير |
| | | Nëse nuk shkoni në luftë, Ai do t’ju dënojë me një dënim të dhembshëm dhe do t’ju zëvendësojë me popull tjetër, dhe ju nuk mund t’i bëni asgjë. All-llahu ka mundësi për çdo send. |
|
1275 | 9 | 40 | إلا تنصروه فقد نصره الله إذ أخرجه الذين كفروا ثاني اثنين إذ هما في الغار إذ يقول لصاحبه لا تحزن إن الله معنا فأنزل الله سكينته عليه وأيده بجنود لم تروها وجعل كلمة الذين كفروا السفلى وكلمة الله هي العليا والله عزيز حكيم |
| | | Nëse ju nuk i ndihmoni, ani – e ka ndihmuar All-llahu atëherë kur ata të cilët nuk besojnë e përzuanë. Atëherë me të ishte vetëm shoku i tij, kur ishin të dy në shpellë dhe kur i tha shokut të vet: “Mos u brengos, All-llahu është me ne!” Andaj All-llahu e qetësoi atë, kurse këtë e përkrahu me një ushtri të cilën ju nuk e keni parë dhe bëri që fjala e mosbesimtarëve të jetë më e ulëta, kurse fjala e All-llahut, ajo është më e larta. All-llahu është i fortë i urtë. |
|
1276 | 9 | 41 | انفروا خفافا وثقالا وجاهدوا بأموالكم وأنفسكم في سبيل الله ذلكم خير لكم إن كنتم تعلمون |
| | | Dilni në luftë, qofshi të dobët a të fortë, dhe luftoni për hirë të All-llahut me mish e me shpirt! Nëse e dini, kjo është më mirë. |
|
1277 | 9 | 42 | لو كان عرضا قريبا وسفرا قاصدا لاتبعوك ولكن بعدت عليهم الشقة وسيحلفون بالله لو استطعنا لخرجنا معكم يهلكون أنفسهم والله يعلم إنهم لكاذبون |
| | | Sikur fitorja të ishte afër dhe ekspedita jo fort larg, do të vinin pas, por kjo rrugë i është dukur e rëndë. Dhe ata do të betohen në All-llahun “Të kishim mundur, njëmend patëm me dalë me ju”, dhe ashtu e shkatërrojnë vetveten, sepse All-llahu di se ata janë, njëmend, rrenacakë. |
|