نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
1215 | 8 | 55 | إن شر الدواب عند الله الذين كفروا فهم لا يؤمنون |
| | | Krijesa më të këqia te All-llahu janë ata që mohojnë, sepse ata nuk besojnë, |
|
1216 | 8 | 56 | الذين عاهدت منهم ثم ينقضون عهدهم في كل مرة وهم لا يتقون |
| | | Ata me të cilët ti lidh marrëveshje, e pastaj çdo herë, e thejnë marrëveshjen e vet, dhe hiq nuk frikësohen. |
|
1217 | 8 | 57 | فإما تثقفنهم في الحرب فشرد بهم من خلفهم لعلهم يذكرون |
| | | Nëse kacafytesh në luftë me ta, ndiqi në atë mënyrë që të mbledhin mend ata të cilët janë pas tyre. |
|
1218 | 8 | 58 | وإما تخافن من قوم خيانة فانبذ إليهم على سواء إن الله لا يحب الخائنين |
| | | Po nëqoftë se e ke frikë tradhëtinë e ndokujt, edhe ti menjëherë gjithashtu vepro si ata? All-llahu me siguri nuk i do ata që e thejnë besën e dhënë. |
|
1219 | 8 | 59 | ولا يحسبن الذين كفروا سبقوا إنهم لا يعجزون |
| | | Dhe kurrsesi le të mos mendojnë ata të cilët mohojnë se po prinë; ata nuk po bëjnë ndonjë mrekulli. |
|
1220 | 8 | 60 | وأعدوا لهم ما استطعتم من قوة ومن رباط الخيل ترهبون به عدو الله وعدوكم وآخرين من دونهم لا تعلمونهم الله يعلمهم وما تنفقوا من شيء في سبيل الله يوف إليكم وأنتم لا تظلمون |
| | | Dhe kundër tyre përgatitni sa të mundeni forcë e kuaj për betejë, që t’i tmerroni me këtë armiqët e All-llahut dhe të tuajit edhe të tjerët, përveç atyre – ju nuk i dini ata. I di All-llahu. Gjithçka shpenzoni në rrugë të All-llahut do t’ju kompenzohet dhe juve nuk do t’u bëhet padrejtësi. |
|
1221 | 8 | 61 | وإن جنحوا للسلم فاجنح لها وتوكل على الله إنه هو السميع العليم |
| | | Nëse anojnë kah paqa, edhe ti jij në anën e tyre dhe kij mbështetje në All-llahun, sepse Ai me siguri dëgjon dhe di shumë. |
|
1222 | 8 | 62 | وإن يريدوا أن يخدعوك فإن حسبك الله هو الذي أيدك بنصره وبالمؤمنين |
| | | Po nëse duan të të mashtrojnë, ani, ty njëmend të mjafton All-llahu. Ai të përkrah me ndihmën e vet dhe me besimtarët, |
|
1223 | 8 | 63 | وألف بين قلوبهم لو أنفقت ما في الأرض جميعا ما ألفت بين قلوبهم ولكن الله ألف بينهم إنه عزيز حكيم |
| | | Dhe ua ka bashkuar zemra e tyre. Sikur ta shpenzosh tërë atë çka ekziston në tokë, nuk do t’i kishe bashkuar zemrat e tyre, kurse All-llahu i ka bashkuar. Ai është njëmend i fortë dhe i urtë. |
|
1224 | 8 | 64 | يا أيها النبي حسبك الله ومن اتبعك من المؤمنين |
| | | O Profet, All-llahu të mjafton edhe Ty edhe besimtarëve që të pasojnë. |
|