نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
1196 | 8 | 36 | إن الذين كفروا ينفقون أموالهم ليصدوا عن سبيل الله فسينفقونها ثم تكون عليهم حسرة ثم يغلبون والذين كفروا إلى جهنم يحشرون |
| | | Ata që nuk besojnë shpenzojnë pasurinë e vet për t’i shmangur tjerët nga rruga e All-llahut. Ata me siguri do ta shpenzojnë atë e pastaj për të do të përmbahen dhe më në fund do të mposhten. Dhe ata që nuk besojnë do të tubohen në xhehennem, |
|
1197 | 8 | 37 | ليميز الله الخبيث من الطيب ويجعل الخبيث بعضه على بعض فيركمه جميعا فيجعله في جهنم أولئك هم الخاسرون |
| | | për t’i dalluar All-llahu të mirët nga të pamirët dhe që t’i radhisë të pamirët njërin afër tjetrit e pastaj t’i mbledh të gjithë së bashku dhe t’i hudhë në xhehennem. Ata me të vërtetë janë të humbur. |
|
1198 | 8 | 38 | قل للذين كفروا إن ينتهوا يغفر لهم ما قد سلف وإن يعودوا فقد مضت سنت الأولين |
| | | Thuaju atyre që nuk besojnë: nëse heqin dorë, do t’u falet e kaluara, e nëse vazhdojnë, ani, dihet se çka u bë me popujt e lashtë. |
|
1199 | 8 | 39 | وقاتلوهم حتى لا تكون فتنة ويكون الدين كله لله فإن انتهوا فإن الله بما يعملون بصير |
| | | Dhe luftoni kundër atyre deri sa të mos mbetet asnjë shpifje dhe të jetë e tërë feja për All-llahun. Nëse ata heqin dorë ani, All-llahu e sheh se çka bëjnë, |
|
1200 | 8 | 40 | وإن تولوا فاعلموا أن الله مولاكم نعم المولى ونعم النصير |
| | | Por nëse ia kthejnë shpinën, ta dini se All-llahu është mbrojtësi juaj. Sa mbrojtës i mirë është Ai dhe ndihmës fantastik! |
|
1201 | 8 | 41 | واعلموا أنما غنمتم من شيء فأن لله خمسه وللرسول ولذي القربى واليتامى والمساكين وابن السبيل إن كنتم آمنتم بالله وما أنزلنا على عبدنا يوم الفرقان يوم التقى الجمعان والله على كل شيء قدير |
| | | Dhe ta dini se nga ajo që e fitoni, një e pesta është për All-llahun dhe Profetin, edhe të afërmit, edhe bonjakët, edhe të varfërit, edhe udhëtarët, nëse i besoni All-llahut dhe asaj që ia kemi shpallur robit tonë ditën e dallimit të mirës nga e keqja, (në Bedër) ditën kur u ballafaquan dy grupe, - All-llahu ka mundësi për çdo send, |
|
1202 | 8 | 42 | إذ أنتم بالعدوة الدنيا وهم بالعدوة القصوى والركب أسفل منكم ولو تواعدتم لاختلفتم في الميعاد ولكن ليقضي الله أمرا كان مفعولا ليهلك من هلك عن بينة ويحيى من حي عن بينة وإن الله لسميع عليم |
| | | Kur ju ishit në luginën e afërt e ata në luginën e largët, kurse karavani më poshtë se ju. Për kohën e luftës edhe sikur t’i premtonit njëri-tjetrit nuk do të mirreshit vesh, por ajo ndodhi që All-llahu të realizojë atë që ishte e domosdoshme të ndoshë, që të shkatërrohet kush është shkatërruar sipas argumentit dhe të jetojë kush jetoi sipas argumenteve të qarta. All-llahu njëmend dëgjon dhe i di të gjitha. |
|
1203 | 8 | 43 | إذ يريكهم الله في منامك قليلا ولو أراكهم كثيرا لفشلتم ولتنازعتم في الأمر ولكن الله سلم إنه عليم بذات الصدور |
| | | Kur All-llahu, t’i dëftoi në ëndërr ata si pakicë, por sikur t’i paraqiste si shumicë, ju do të dëshironit dhe do të polemizonit për çështjen, por All-llahu ju shpëtoi. Ai e di mirë çka ka në krahëror të gjithkujt. |
|
1204 | 8 | 44 | وإذ يريكموهم إذ التقيتم في أعينكم قليلا ويقللكم في أعينهم ليقضي الله أمرا كان مفعولا وإلى الله ترجع الأمور |
| | | Dhe kur u kacafytët, Ai juve ara syve tuaj ua paraqiste si pakicë, por edhe juve para syve të tyre gjithashtu u paraqiste në numër të vogël, që All-llahu të realizojë atë çka kishte për të ndodhur. Te All-llahu çdo send kthehet. |
|
1205 | 8 | 45 | يا أيها الذين آمنوا إذا لقيتم فئة فاثبتوا واذكروا الله كثيرا لعلكم تفلحون |
| | | O besimtarë, kur të kacafytetin me ndonjë grup, bëhuni të vendosur fort dhe vazhdimisht përmendni All-llahun që të realizoni çka dësironi. |
|