نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
1177 | 8 | 17 | فلم تقتلوهم ولكن الله قتلهم وما رميت إذ رميت ولكن الله رمى وليبلي المؤمنين منه بلاء حسنا إن الله سميع عليم |
| | | Ju nuk i keni mbytur ata, por i ka mbytur Perëndia! E ti nuk ke hudhë kur ke hudhë, por Perëndia ka hudhë (ajo ishte hudhje e mrekullueshme) që nga Vetja besimtarëve, t’u dhurojë dhuratë të bukur. Perëndia, me të vërtetë, i dëgjon të gjitha dhe di çdo gjë. |
|
1178 | 8 | 18 | ذلكم وأن الله موهن كيد الكافرين |
| | | Kështu është dhurata, se, Perëndia i bënë të dobëta dredhitë e mohuesve. |
|
1179 | 8 | 19 | إن تستفتحوا فقد جاءكم الفتح وإن تنتهوا فهو خير لكم وإن تعودوا نعد ولن تغني عنكم فئتكم شيئا ولو كثرت وأن الله مع المؤمنين |
| | | Nëse ju (mohuesit) kërkuat fitoren; e që pra, fitorja ju erdhi (kundër jush). Por nëse tërhiqeni (nga kundërshtimi), kjo do të jetë për ju shumë më e dobishme. Nëse ktheheni (në luftë), edhe Na do të kthehemi (në ndihmë). Shoqëria juaj nuk do t’ju bëjë dobi asgjë, sikur madje të jetë e shumënumërt. Sepse, Perëndia, me të vërtetë, është me besimtarët. |
|
1180 | 8 | 20 | يا أيها الذين آمنوا أطيعوا الله ورسوله ولا تولوا عنه وأنتم تسمعون |
| | | O besimtarë! – bindjuni Perëndisë dhe Pejgamberit të Tij, mos u shmangëni nga Ai, se ju dëgjoni (Kur’anin), |
|
1181 | 8 | 21 | ولا تكونوا كالذين قالوا سمعنا وهم لا يسمعون |
| | | e mos u bëni si ata që thonë: “E kemi dëgjuar!” – por ata, (në të vërtetë) nuk e kanë dëgjuar. |
|
1182 | 8 | 22 | إن شر الدواب عند الله الصم البكم الذين لا يعقلون |
| | | Krijesat më të këqia te Perëndia janë ato që janë shurdhë dhe memecë, të cilët nuk duan të kuptojnë. |
|
1183 | 8 | 23 | ولو علم الله فيهم خيرا لأسمعهم ولو أسمعهم لتولوا وهم معرضون |
| | | Sikur Perëndia të dijë ndonjë të mirë të tyre, Ai do t’u jepte të dëgjuarit; por, edhe sikur ta kenë, ata do të shmangen dhe do të largohen nga besimi. |
|
1184 | 8 | 24 | يا أيها الذين آمنوا استجيبوا لله وللرسول إذا دعاكم لما يحييكم واعلموا أن الله يحول بين المرء وقلبه وأنه إليه تحشرون |
| | | O besimtarë! Përgjigjuni Perëndisë dhe Pejgmberit kur t’ju thërrasë, meqë ju ngjallë juve; dhe ta dini se Perëndia ndërhyn në mes njeriut dhe zemrës së tij, dhe se tek Ai do të ktheheni. |
|
1185 | 8 | 25 | واتقوا فتنة لا تصيبن الذين ظلموا منكم خاصة واعلموا أن الله شديد العقاب |
| | | Ruajuni ngatërresave, të cilat nuk i godasin vetëm ata që bëjnë keq, dhe ta dini se Perëndia dënon ashpër! |
|
1186 | 8 | 26 | واذكروا إذ أنتم قليل مستضعفون في الأرض تخافون أن يتخطفكم الناس فآواكم وأيدكم بنصره ورزقكم من الطيبات لعلكم تشكرون |
| | | Dhe kujtohuni kur ishit pak në numër, ju konsideronin të dobët e druajshit se njerëzit do t’ju përlajnë në Tokë; e Ai me ndihmën e Tij ju strehoi dhe ju forcoi juve, e ju furnizoi me të mira, për t’iu falenderuar. |
|