نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
1116 | 7 | 162 | فبدل الذين ظلموا منهم قولا غير الذي قيل لهم فأرسلنا عليهم رجزا من السماء بما كانوا يظلمون |
| | | Pastaj, ata të padrejtët, ndër ata, i ndërruan fjalët me tjera fjalë, nga ata që u ishin thënë. Edhe ne mbi ata kemi zbritur dënimin nga qielli për shkak se gjithmonë kanë qenë të padrejtë. |
|
1117 | 7 | 163 | واسألهم عن القرية التي كانت حاضرة البحر إذ يعدون في السبت إذ تأتيهم حيتانهم يوم سبتهم شرعا ويوم لا يسبتون لا تأتيهم كذلك نبلوهم بما كانوا يفسقون |
| | | Dhe pyeti ata për fshatin që gjendej buzë detit kur e thyen dispozitën për të shtundën, kur peshqit, para syve të tyre, u vinin deri sa e festonin të shtundën, dhe kur nuk e festonin më, ata nuk u vinin më. Ja, ashtu i kemi vënë në sprovë për shkak se gjithmonë kanë gabuar. |
|
1118 | 7 | 164 | وإذ قالت أمة منهم لم تعظون قوما الله مهلكهم أو معذبهم عذابا شديدا قالوا معذرة إلى ربكم ولعلهم يتقون |
| | | Dhe kur një grup prej tyre i thanë: “Pse këshilloni një popull të cilin All-llahu do ta shkatërrojë ose do ta dënojë me mundime të rënda”? Ata u përgjigjën: “Për t’u arsyetuar para Zotit tuaj dhe ndoshta ata do të shmangen pak prej mëkateve”. |
|
1119 | 7 | 165 | فلما نسوا ما ذكروا به أنجينا الذين ينهون عن السوء وأخذنا الذين ظلموا بعذاب بئيس بما كانوا يفسقون |
| | | Dhe kur e harruan atë me çka ishn të qortuar, ne i shpëtuam ata të cilët pengonin nga veprat e këqia, kurse me dënim të rëndë i përfshimë mëkatarët, për shkak se gjithmonë kanë qenë mbrapshtanë. |
|
1120 | 7 | 166 | فلما عتوا عن ما نهوا عنه قلنا لهم كونوا قردة خاسئين |
| | | Dhe pasi që ata me ngulm refuzuan të heqin dorë nga ajo që u ndalohet, Ne u thamë: “Bëhuni majmunë të përçmuar!” |
|
1121 | 7 | 167 | وإذ تأذن ربك ليبعثن عليهم إلى يوم القيامة من يسومهم سوء العذاب إن ربك لسريع العقاب وإنه لغفور رحيم |
| | | Dhe Zoti yt njoftoi se deri në ditën e kijametit do të lëshojmë pushtetin e dikujt, i cili do t’i shtyp në mënyrë më të keqe. Zoti yt është, me të vërtetë, i shpejtë në dënim, por Ai edhe fal shumë dhe është mëshirëplotë. |
|
1122 | 7 | 168 | وقطعناهم في الأرض أمما منهم الصالحون ومنهم دون ذلك وبلوناهم بالحسنات والسيئات لعلهم يرجعون |
| | | Dhe ne ata i kemi shpërndarë nëpër tokë si popuj: ka të mirë, por ka edhe që nuk janë të mirë; dhe ne i kemi sprovuar me të mira edhe me të këqia, ndoshta vijnë në veti! |
|
1123 | 7 | 169 | فخلف من بعدهم خلف ورثوا الكتاب يأخذون عرض هذا الأدنى ويقولون سيغفر لنا وإن يأتهم عرض مثله يأخذوه ألم يؤخذ عليهم ميثاق الكتاب أن لا يقولوا على الله إلا الحق ودرسوا ما فيه والدار الآخرة خير للذين يتقون أفلا تعقلون |
| | | dhe pas tyre kanë mbetur brezni që kanë trashëguar Librin. Blenin gjëra të pavlefshme të kësaj bote të ultë dhe thoshin: “Do të na falet!” Po në qoftë se prapë u vjenë n’doresh diçka e tillë, do ta bënin. A nuk është marrë prej tyre besa në Libër – se nuk do të thonë për All-llahun asgjë përveç të vërtetës dhe kanë lexuar se çka ka aty – mirëpo bota e ardhshme është më e mirë për ata që ruhen. A nuk mbledhin mendjen? |
|
1124 | 7 | 170 | والذين يمسكون بالكتاب وأقاموا الصلاة إنا لا نضيع أجر المصلحين |
| | | Ndërsa ata të cilët bindshëm i përmbahen Librit dhe që falin namazin, ne njëmend nuk ua humbim shpërblimin punëmirëve. |
|
1125 | 7 | 171 | وإذ نتقنا الجبل فوقهم كأنه ظلة وظنوا أنه واقع بهم خذوا ما آتيناكم بقوة واذكروا ما فيه لعلكم تتقون |
| | | Dhe kur e ngritëm kodrën sikur re mbi ta, dhe ata menduan se ajo do të bie mbi ta “Pranone me vendosmëri atë që ju kemi dhënë dhe kini ndërmend çka ka aty, që të jeni të devotshëm!” |
|