نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
1008 | 7 | 54 | إن ربكم الله الذي خلق السماوات والأرض في ستة أيام ثم استوى على العرش يغشي الليل النهار يطلبه حثيثا والشمس والقمر والنجوم مسخرات بأمره ألا له الخلق والأمر تبارك الله رب العالمين |
| | | Pa dyshim Zoti juaj është All-llahu, i cili ka krijuar qiejt dhe tokën për gjashtë ditë e pastaj ka mbizotëruar me gjithësinë. Ai me natën e mbulon ditën, që e përcjell hap për hap, edhe Dielli dhe Hëna, edhe yjtë i nënshtrohen urdhërit të Tij. Kujdes! Vetëm Ai krijon dhe urdhëron. Qoftë bekuar All-llahu, Zot i botërave! |
|
1009 | 7 | 55 | ادعوا ربكم تضرعا وخفية إنه لا يحب المعتدين |
| | | Lutjuni Zotit tuaj me përulje dhe fshehurazi! Ai nuk i do ata të cilët e teprojnë. |
|
1010 | 7 | 56 | ولا تفسدوا في الأرض بعد إصلاحها وادعوه خوفا وطمعا إن رحمت الله قريب من المحسنين |
| | | Dhe mos bëni turbullira në tokë, pasi që në të është vënë rregull, dhe Atij lutjuni me frikë dhe dëshirë të madhe. Mëshira e All-llahut është me të vërtetë afër mirëbërësve. |
|
1011 | 7 | 57 | وهو الذي يرسل الرياح بشرا بين يدي رحمته حتى إذا أقلت سحابا ثقالا سقناه لبلد ميت فأنزلنا به الماء فأخرجنا به من كل الثمرات كذلك نخرج الموتى لعلكم تذكرون |
| | | Ai është i cili dërgon erërat si përgëzues të mëshirë së vetë; kurse ata kur i nisin në lëvizje retë e rënda ne i shpiejmë kah ndonjë vend i vdekur dhe atje lëshojmë shiun, e me të bëjmë që të rriten frute të llojllojshme. Ashtu do të ngjallim edhe të vdekurit, mbase do të mblidhni mendjen! |
|
1012 | 7 | 58 | والبلد الطيب يخرج نباته بإذن ربه والذي خبث لا يخرج إلا نكدا كذلك نصرف الآيات لقوم يشكرون |
| | | Në vende të mira rriten bimë me vullnetin e Zotit të vet, kurse në ato që s’janë të mira mezi rritet diçka. Ja, ashtu Ne u shpalojmë argumentet tona njerëzve që janë mirënjohës. |
|
1013 | 7 | 59 | لقد أرسلنا نوحا إلى قومه فقال يا قوم اعبدوا الله ما لكم من إله غيره إني أخاف عليكم عذاب يوم عظيم |
| | | Ne e patëm dërguar Nuhin te populli i tij dhe u tha: “O populli im, adhurone All-llahun! Ju nuk keni tjetër Zot përveç Atij! Unë me të vërtetë i frikësohem dënimit tuaj të Ditës së madhe!” |
|
1014 | 7 | 60 | قال الملأ من قومه إنا لنراك في ضلال مبين |
| | | Por kryeparët e popullit të tij i thanë: “Ne konsiderojmë se ti je në humbje të qartë”. |
|
1015 | 7 | 61 | قال يا قوم ليس بي ضلالة ولكني رسول من رب العالمين |
| | | “O populli im!” – u tha ai, - “unë nuk jamë në humbje, por unë jam Profet i Zotit të botërave, |
|
1016 | 7 | 62 | أبلغكم رسالات ربي وأنصح لكم وأعلم من الله ما لا تعلمون |
| | | Ju komunikoj suhufet e Zotit tim dhe ju këshilloj, dhe unë nga All-llahu di atë që ju nuk e dini. |
|
1017 | 7 | 63 | أوعجبتم أن جاءكم ذكر من ربكم على رجل منكم لينذركم ولتتقوا ولعلكم ترحمون |
| | | A ju vjen çudi që këshilla nga Zoti juaj ju vjen me anë të një njeriu nga mesi juaj që t’ju tërheqë vërejtjen në mënyrë që të ruheni dhe ndoshta do të jeni të mëshiruar?” |
|